Viti i Ri gjen pa kufi Kosovën dhe Shqipërinë, Gjuriç ankohet tek ndërkombëtarët: Si t'i përgjigjemi?

Viti i Ri gjen pa kufi Kosovën dhe Shqipërinë, Gjuriç ankohet tek ndërkombëtarët: Si t'i përgjigjemi?

Marko Gjuriç

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se natën e Vitit të Ri nuk do të ketë më kufi mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, këto deklarata dhe të tjera që janë bërë prej Haradinaj janë fyese ndaj Serbisë nuk duhet të tolerohen më.

Gjuriç i është drejtuar me pyetje publike Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Frederica Mogherinit, nëse deklaratat e tij konsiderohen si sfidë për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës dhe si duhet t’i përgjigjen kërcënimeve nga Prishtina.

Është hera e 28 që ata e bëjnë të njëjtën gjë, derisa presidenti Vuçiç po mundohet që të gjejë një zgjidhje për Kosovën dhe të caktojë se ku saktësisht duhet të vendosën kufijtë. Në prag të vitit të ri kanë në plan për të hequr kufirin për një Kosove të  bashkuan me Shqipërinë.

Marko Gjuriç 

Gjuriç thotë se sulmet intensive filluan në momentin kur Serbia dhe lidershipi i saj vendosën që të luftojnë për të gjetur një zgjidhje në interes të të gjithëve në përcaktimin e kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit