Viti i Skënderbeut, Muzeu i FA pasurohet me pavijonin e heroit tonë kombëtar

Në kuadër të vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është çelur në Muzeun e FA, pavijoni që i dedikohet tërësisht heroit tonë kombëtar. Në çeljen e këtij pavijoni të ri ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësja e tij gjeneral brigade Manushaqe Shehu, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vullnet Sina, si dhe mjaft ushtarakë të lartë e të ftuar.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilësoi si shumë interesant këtë pavijon dhe përmendi angazhimin e institucionit që ajo drejton, në kuadër të veprimtarive për vitin e Skënderbeut.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar me të gjithë kapacitetin e tyre në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar. Muzeut të Forcave të Armatosura i shtohet sot edhe një pavijon i ri, shumë interesant për t’u vizituar, i cili i kushtohet heroit kombëtar. Ky pavijon është vetëm një simbolikë e angazhimit tonë për Vitin e Skënderbeut, ndërkohë që, muaj më parë FA kontribuoi në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe monumenteve të kulturës në të 12 qarqet e vendit. Veç kësaj, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit, që FA janë kudo ku kërcënohet siguria e jetës së komunitetit dhe përballimi me sukses i situatave në muajt e vendit, për shkak të motit të keq, e konfirmon këtë.

Ministrja Xhaçka, njoftoi edhe ndryshimin e imazhit të dy strukturave ceremoniale në Forcat e Armatosura

Kam kënaqësinë të bej me dije se, shumë shpejt në kuadër të angazhimeve për Vitin e Skënderbeut, truproja e nderit dhe orkestra frymore e FA do të kenë një imazh tërësisht të ri dhe dinjitoz për të përfaqësuar një vend, ku heroi kombëtar ka qenë një prej strategëve më të mëdhenj të luftës. Historia dhe faktet dëshmojnë se, kur vlerat më të mira të traditës sonë projektohen në të ardhmen, e sotmja është edhe më e sigurt.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Në pavijonin e Skënderbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura janë të ekspozuara sende që kanë lidhje me heroin tonë kombëtar, armë të përdorura në atë kohë, harta dhe stema të principatave të Arbërit dhe mjaft dokumenta të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë