“Viti i Skënderbeut”, Rama i kalon Kumbaros 52 milionë lekë shtesë nga fondi rezervë i shtetit

“Viti i Skënderbeut”, Rama i kalon Kumbaros 52 milionë lekë shtesë nga fondi rezervë i shtetit

MIrela Kumbaro, monumenti i Skënderbeut në Tiranë dhe Edi Rama

Gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime.

Në njërin ndër tyre, qeveria Rama vendosi që Ministrisë së Kulturës e drejtuar nga Mirela Kumbaro, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, t’i shtohet fondi prej 52 200 000 lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të vitit 2018, si “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Fondi prej 52 200 000 lekësh ndahet, si më poshtë vijon:

a) Në programin buxhetor  “Trashëgimia kulturore dhe muzetë” (08220),  zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 14 200 000 (katërmbëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekësh;  

b) Në programin buxhetor “Art&kultura” (08230), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 38 000 000 (tridhjetë e tetë milionë) lekësh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Kulturës janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të botohet  në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale