POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama: Do t’u heqim celularët nxënësve, mësuesve dhe administratës, janë bërë si klube interneti

TIRANE-Nxënësit dhe mësuesit nuk do të lejohen që të mbajnë celular. Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri gjatë takimit me mësuesit që u emëruan në arsim përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’ deklaroi se nxënësit nuk do të lejohen që të mbajnë telefona në shkollë, ndërsa mësuesit tha Rama, do ti dorëzojnë celularët para fillimit të mësimit, ndërsa do i marrin kur të largohen. Një nismë e tillë shtoi kryeministri, do të shtrihet më pas edhe në institucionet shtetëtore, pasi sipas tij janë bërë si klube interneti.

Libri është miku më i mirë, fëmijët e kuptojnë, por jo prindërit. Zhgarravitja e librit u duket liri, ruajtja diktaturë, nuk është cështje lekësh. Është lidhja me atë objekt që i flet mendjes, zemrës dhe të bën të dallosh nga të tjerët. Penalitetet për atë që nuk kthejnë librat janë për prindërit, jo për fëmijët. Janë për këta që stresohen. Nuk do të lejojmë celular në shkollë. As për fëmijët dhe as për mësuesit, do të duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fund. Muajin e parë ta bëjmë muaj edukimi dhe në muajin e dytë merren hidhen në plehra, sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe cfarë bëjmë me ndotësit me rrezikshmëri? I varrosim dhe i riciklojmë. Ky do të jetë një ndryshim i madh. Po përgatitemi të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti.

Edi Rama

Gjatë fjalës së tij para mësuesve, Rama u shpreh gjithashtu se reforma në arsim ka filluar që të funksionojë, ndërsa mësuesit nuk janë më figurantët e politikës.

Disa kohë më parë e mbani mend që qarkullonte një video në rrjetet sociale kur një mësuese thoshte Ismail Kadare ngriti flamurin në Vlorë në 1912, ka qenë pak vite më parë, jo 100 vite, përpara se të vendosim që ta sfidonim sistemin e vjetër dhe të konsoliduar në stafetën e partive të pushtetit për ta konsideruar trupën mësimore si zgjatim të asaj partiake. Këtu doli një mësuese që e mbaj mend nga koha kur isha kryetar bashkie i Tiranës, nuk ka lënë gjë pa bërë që unë të mos fitoja zgjedhjet. Por cfarë rëndësie ka kjo, e ka bërë si qytetare e Tiranës që nuk ka dashur të më shikojë me sy, ndërkohë që është një mësuese, që nxënësve u jep atë që duhet dhe detyrën e saj si mësuese e kryen më së miri. Si ka mundësi që të mund të biem në kurthin e hakmarrjes sikur ramë në çerekshekulli. Mësuesit nuk ndiheshin të sigurt për vendin e punës. Jam krenar që këtu përpara meje foli një nxënëse ekselence nga Shkodra. Reforma ka filluar të funksionojë. 300 nxënësit e ekselencës që do të studiojnë për mësues ne do të paguajmë të gjitha shpenzimet për tarifat e universitetit. Mësuesit janë drita e syrit tonë nga figurantët e politikës. Të bëhesh me 5 mësues, është njëlloj si me kaçavidë të bëhesh dentist. Pak kohë më parë u arrestua një drejtore, që ia gjetën paratë në ËC, të marra nga nëna të reja apo vajza që donin të bëheshin mësuese.

Edi Rama

Ora 14:27
“Që ti të vije kaq e bukur...”/ Rama reciton poezinë e Kadaresë para mësueseve (VIDEO)

Në fund të takimit me mësuesit, që zhvilloi sot në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama recitoi disa vargje të poezisë “Në Parkun Që Mbuluan Fletët”, të Ismail kadaresë.

“Duke u ndarë nga ju besoj që meritoni një sprovë time dhe ma ha mendja që do ma toleroni dështimin e mundshëm, sidomos ato që janë mësuese letërsie. Po dua të ndahem nga ju duke recituar për ju. Dhe duke iu kërkuar ndjesë atyre që janë në gjininë time se recitimi nuk është për ta;

“Që ti të vije kaq e bukur

Me këta flokë, me këtë hap

Toka të egrën klimë e zbuti

Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe

Të ndodhte ndryshe s’kish se si.

U desh të zhdukeshin përbindëshat

Që te kjo botë të vije ti…

mësuesja e portalit”, recitoi Rama poezinë.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Dark voyager: 14/09/2018 23:09

    Ulni normen e nxenesve per klase se femijet po braktisin shkollat dhe mesuesit po flaken ne rruge.

    Përgjigju
  • Azemi: 14/09/2018 20:18

    Do humbsesh ZGJEDHJET.Se spiunat e tu SI do komunikojne me ty per MESUESIT qe Jane JO SOCIALISTE DHE TI heqesh nga puna? PO nxitohesh! APO ti ke spiuna te PUNESUAR ? KETU ndryshon PUNA.

    Përgjigju
  • andi: 14/09/2018 16:15

    o kerrme njerezore, po vetes do ja heqesh se kur diskutohen ne parlament ligjet e shtetit ti loz tetris me celular ose shikon filma porno... pfff thoni si them une e mos beni si bej une. ky eshte edi rama

    Përgjigju
  • Laci: 14/09/2018 12:27

    Nuk jam dakort qe ti hiqen dhe mësuesve, se kjo bën qe ti vësh ne te njejtin nivel me nxenesit, duke i ulur akoma me shume prestigjin dhe respektin qe nxenesit kane per ta. Pastaj ne raste urgjencash, kush do ti njoftoje, policine ose ambulancen, Endri Fuga ???

    Përgjigju
    • nini: 14/09/2018 16:34

      E para e punes shkolla ka edhe telefon. Deri dje qe skishte celulare. Si ja benin? E dyta. Mesuesi eshte shembull per nxenesin. Prandaj shembullin e pare duhet ta jape ai. Apo ti je i frymes, bej si te them une por mos bej si bej une.

  • Saikeq tahiri: 14/09/2018 12:27

    Po vetes tende do tja heqesh o debil apo ti je i vecante.mallkuar qofte kush ta dha voten ty o kerrmesire

    Përgjigju
    • njerez te trash: 14/09/2018 15:46

      ti mallko veten qe i jep akoma voten atyre qe te nrorren nga shpella dhe te dhane nje tel ne dore dhe nuk di akoma te shkruash.po ti je aq i trash sa dhe femijet e tu i do te trash me nje tel ne dore.si ti je kafshe dhe nuk di respekt para mesuesit qe te jep ty dije te hapesh syte dhe te mos jesh me nje shpellar por nje njeri pak me i zgjuar se nuk i dihet mbase te hapen syte ne fund,