Vizioni i arkeologut për një Durrës europian turistiko arkeologjik

Vizioni i arkeologut për një Durrës europian turistiko arkeologjik

Vangjel Toci

Arkeologu i shquar durrsak Vangjel Toçi është themelues i Muzeut Arkeologjik të qytetit të Durrësit që në vitin 1951. Ai ka ka kontribuar në zbulimin e monumenteve të kulturës së klasit të parë si Amfiteatri Romak i qytetit (1966), Termat (banjot me avull) romake, një kompleks mozaikësh si ai me figurën e Hipokampit (kalit të detit), ka rizbuluar mozaikun ikonë të Durrësit të mbiquajtur Bukuroshja e Durrësit (1956), dy nekropole (në koder Dautaj dhe afër Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”). Gjithashtu ka kontribuar në onomastikën e fondit të emrave ilirë, në numizmatikën ilire (koleksioni i monedhave ilire kryesisht ato të prera nga Mbreti Monum i Durrësit) etj. Vangjel Toçi është edhe themeluesi i Bibliotekës së Durrësit në vitin 1945.

Vite me parë para se të ndahej nga jeta Ilia i vëllai, edhe ai bashkëautor në shumë zbulime të Vangjelit, me kishte ofruar për fotografim një seri pikturash ku shpreheshin vizionet e Vangjelit për promovimin e Durresit si një qytet europian me një park arkeologjik dhe zbukurimin e zonës bregdetare me statuja të lashtësisë, që do ta paraqisnin Durrësin si një qytet modern europian me rrënjë në civilizimin antik në mbi 3000 vite.

Pas disa kohësh për këtë projekt të Toçit flet edhe miku i tij Qazim Kërtusha, i cili tha se falë ketij projekti u shpëtua edhe lungo marja e sotme nga gllabërimi i ndërtimeve.

Qazimi shton se Vangjel Toci vizionari i madh i kulturës e deshi qytetin e vet Durresin si askush, dhe këtë dashuri e la në vepra e tija të rralla dhe konkrete.

Edhe kompleksi “Gladiatoret Ilirë” vepër e skulptorit Janaq Paço që janë rikthyer në qytetin antik të Durrësit, ishin pjesë e projektit të porositur nga Vangjel Toci 45 vite më parë.

Ky kompleks ishte parashikuar sipas planifikimeve të Vangjelit, që të realizohej në bronx për t'i rezistuar kohërave. Si pjesë e ansamblit me skulptura arkeologjike që do të sillnin vizionin e lashtësisë në Durresin e lashtë. Fotot e këtij projekti madhor të Vangjel Toçit, po i botojmë eksluzivisht për herë të parë në suplementin “ Rilindja”.

Realisht pas kaq vitesh, afërsisht 12 vite më parë që nga kontakti me këto foto interesante që më mundësoi Ilia, në mënyre konfidenciale, nuk dihet fati i tyre, por shpresojmë që të jenë ruajtur në muze. Tre vite më parë edhe i vëllai, Ilia, u nda nga jeta.

Skulptori Qazim Kërtusha sjell kujtime të veprimtarisë së Vangjel Toçit.

Qazim Kërtusha skulptor modernist, ka punuar shumë vite pranë Vangjelit. Sipas Qazimit, Vangjel Toçi ka qënë një mik shumë i mirë si dhe një mecenat i artit, përveçse zbulues i madhi mistereve të nëntokës Durrsake. Ishte njeri që e deshi qytetin e tij dhe qyteti e deshi atë dhe vijon ta dojë me respekt edhe pse ka shume vite që është ndarë nga jeta. Me të kam punuar 38 vite. Ai ishte një ndër ideatorët e parkut arkeologjik të qyetit.

Për këto ide rreth parkut ai ka ideuar dhe me pas i ka kther në piktuar të akurelit me piktorin Agim Kavaja. Realisht parku filloi të konstruktohet dhe u miratua edhe nga Këshilli i Ministrave si i tillë. Dhe qe pikërisht ky park që e shpëtoi lungomaren e sotme, pasi për të lejuar fluksin e ndërtimeve në bregdet siç edhe u kërkua me forcë nga bisneset, duhej që të merrej një VKM e re për eleminimin e parkut si dhe për të lejuar më pas ndërtimet në këtë rajon të mbrojtur sipas VKM-së së vendosur nga propozimi i Vangjel Toçit. Për këtë pati presion shumë të madh nga tregu që donte ta gllabëronte këtë zonë bregdetare nga më të bukurat. Po qe pikërisht projekti i Vangjelit që e shpetoi, ndonese Vangjeli nuk jetonte më.

Një kontribut që u vjen bashkëqytetarëve të tijë, si vizion largpamës edhe pas ndarjes nga jeta! Besoj se ky projekt gjendet edhe sot diku në muzeun e Durrësit. Projekti pati filluar që të zbatohet pjesërisht duke vendosur objekte të medha në disa zona të bregdetit. Mendimi për të pasur edhe një park arkeologjik përballë muzeut ishte një ide gjeniale e Toçit.

Idetë ishin shumë interesante dhe plot vizion. Vangjeli ishte punëtor i madh që i mbeshteste shumë edhe talentet e reja. Për këtë Kërtusha sjell ne kujtesë nje takim të zhvilluar ne Durres mes Vangjelit dhe Ministrit te Arsimit dhe Kultures të asaj periudhe Thoma Delianës.

1973. Thoma Deliana: Vangjeli është vizionar i madh!

Në vitin 1973 në një ekspozitë pikture mori pjesë edhe Thoma Deliana, kujton skulptori Kërtusha. Isha student kujton ai dhe Deliana u intersua për disa nga punimet që kisha parqitur, se të kujt ishin dhe Vangjeli i thotë se ato i ka bërë ky studenti. Me tutje Vangjeli i thotë ministrit se pikturat e fillesave të të rinjëve të talentuar i blente dhe i ruante, pasi në të ardhmen kur shumë prej tyre do të bëheshin artistë të njohur pikturat e viteve të tyre të rinisë do të merrnin vlera te reja si përcaktuese te shtegëtimit të talenteve në udhën e formimit krijues. Deliana i është përgjigjur:

“Bravo Vangjel. Ti je vizionar i madh”! Dhe realisht Vangjeli i tille ishte, vijon Kërtusha. Ai ndertoi galerinë duke i u imponuar shtetit, pse pasi mblodhi 2000 piktura duke shfrytezuar fondet prej 3 % që kishin ndërmarrjet ekonomike të rrethit, kërkoi dhe galeri të përherëshme që deri në atë periudhe nuk ekzistonte.

Sot, më vjen keq thotë Kërtusha se megjithëse kemi sallë ekspozite po akoma jo në atë nivel që kishin dikur. Ne duhet ta pranojmë se arti në vetvete ka kriza ashtu siç mund të ketë krizë vetë personi që flet, krizë të konkurencës, krizë të tregut, që është edhe çensura më e madhe e artit sot.

Eshte i lumtur ai artist që përballon çensurën e tregut. Në atë periudhe Vangjeli i mbeshteste fuqimisht artistet. Duke a blerë veprat. Si për krijimin e galerisë Vangjeli është edhe për një veprim tjetër qytetar. Ish tregtarëve,megjithese për ta ishin dhënë urdhëra sekuestroje, ai asnjëhere nuk e lejoi një gjë të tillë.

Ai kujtdo që i mori libra u dha dhe një vertetim që ato i ishin dhënë dhuratë bibliotekës së Durrësit. Duke i vlerësuar dhe duke u mbrojtur dinjitetin njëkohësisht. Themelimin e bibliotekës së qytetit ai e realizoi më 11 shtator të vitit 1945, së cilës i dhuroi edhe 1 000 libra të tij personalë.

Në vitin 2016, 4 qershor, është bërë mirepritur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, propozimi i bërë nga Arqile Gorrea për ti dhënë emrin e personalitetit te shquar të historisë dhe kultures durrsakeVangjel Toçi Muzeut Historik të Durresit. Ky propozim ka gjetur miratim të plotë të pjesmarrëve si dhe edhe dakortësinë e kreut te bashkise Vangjush Dako.

Vangjel Toci lindi më 11 tetor 1920 dhe ndërroi jetë në 27 janar 1999. Vangjeli nuk ishte thjesht babai i arkeologjisë durrsake, vërejnë bashkëqytetarët e kolegët e tijë, por është edhe një figurë me vlera poliedrike, një shkencëtar i rangut europian dhe njëkohësisht atdhetar i flaktë.

Vangjeli në sajë të punës së palodhur, dijeve të thelluara shkencore, kurajos civile dhe atdhedashurisë së pikatur arriti t’i “dhurojë” Durrësit vepra e monumente me të cilat krenohen durrskët sot e padyshim edhe në të ardhmen.

Në vitin 1947, pasi ia pushkatuan pa gjyq e pa faj , thjesht me akuzën e antijugosllavizmit Markun, vëllain ish partizan e guerrilas bashkë me dy durrsakë të tjerë, Vangjeli zbuloi mozaikun e mrekullueshëm me motive të Hypokampfit (kalit të detit).

Në mars 1951 Vangjeli më në fund e bindi administratën e kohës për të krijuar në Durrës Muzeun Arkeologjik. Në vitin 1959 rizbulon bazuar në shënimet e arkeologut austriak Prashniker mozaikun 2300 vjecar me vlera unike të quajtur “Bukuroshja e Durrësit”. Ky mozaik sot zbukuron Muzeun Kombëtar Tiranë.

Këmbëngulja e Tocit bëri që të zhvendosej pakëz e të modifikohej projekti i ndërtimit të Teatrit “Aleksandër Moisiu” për të mbrojtur e shndërruar në objekt të vizitueshëm “Termat Romake” (banjot). Në vitin 1966 nën udhëheqjen e Vangjelit dhe sipas bindjeve shkencore të tijat, i vëllai Ilia (edhe ky arkeolog veteran) dhe të tjerë arkeologë durrsakë filluan zbulimin e amfiteatrit të qytetit, më i madhi në Ballkan.

Biografë të tijë kanë shkruar se Vangjel Toci me 4 gjuhë të huaja të gjalla e të vdekura, me arsim mjekësie ne Itali, të pa përfunduar për shkak të Luftës së Dytë Botërore ishte pikë referimi për arkeologët e huaj nga Italia në Spanjë, nga Gjermania në ShBA, nga Luksemburgu në Japoni, nga arkeologët e Universiteti të Zagrebit në ata të Universitetit Upsala në Suedi. Vangjeli mbajtës i Cmimit të Republikës, arkeolog me dije të thella me prestigj ndëerkombëtar, ndërroi jetë i varfër në apartamentin modest, ndërsa i la Durrësit dhe Shqipërisë një pasuri të jashtëzakonshme materialesh e zbulimesh arkeologjike.

Duke u nisur nga profesioni mjek si dhe nga kontributi i paçmuar i dhënë në arkeologji, Vangjel Toçi është cilësuar në shtyp edhe si Shlimani i arkeologjisë Shqiptare. Duke bërë paralelizma të dukshme mes zbulimit të Trojës legjendare nga mjeku arkeolog gjermani Shliman dhe zbulimeve të shumta në Durrës që realizoi Vangjel Toçi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/07/2018 15:27

    Figura e Vangjel Tocit eshte simboli i intelektualizmit durrsak . Ai pervec nje arkeilog klasi mbetet dhe nje vizionar i madh , prandaj per Kertushen si skulptor shume i mire do sygjeroja qe ne oborrin e muzeut arkeologjik te venfosej nje bust prej bronxi i themeluesit te muzeut te pare te muzeut arkeologjik te Durrst . Persa u perket parkut duhet pasuruar me teper me objekte srkeologjike oasi ne sude te ndyshme Durresi eshte simbol i lashtesuse mijera vjecare . Dy duhet te jene veprat qe do ta zbukurojne ta park , Caliera duke lene te hapura rrenojat e gjetura si dhe venfisja e statujes me petmasa te medha te mbreteredhes Teyta ne platefirmen e superme te Sfinksit . Rama si artist duhet ta pranoj qe Sfinksit modern i mungon dicka qe e lidh me simbolin e qytetit dhe atehere do kemi nje plotesim te atij parku qe eshte pjese e pandare e jetes se durrsakeve . Dhe ti Mark si gazetar i vjeter duhet tua sygjerosh keto mendime organeve te bashkise , ku Vangjushi do ta bej realitet . Durrsi duhet akoma me i bukur sec eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet