Vizita e Thaçit në veri të Kosovës, Vuçiç: U shkel marrëveshja e Brukselit, s’kanë çfarë të kërkojnë aty

Vizita e Thaçit në veri të Kosovës, Vuçiç: U shkel marrëveshja e Brukselit, s’kanë çfarë të kërkojnë aty

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një konferencë urgjente, ka thënë se vizita e Presidentit Kosovar, Hashim Thaçi, në veri të Kosovës, shkel marrëveshjen e firmosur në Bruksel. Vuçiç ka thënë se në liqenin e Ujmanit, autoritetet kosovare mund të hyjnë vetëm me miratimin e NATO-s dhe me pëlqimin e komunitetit serb, gjë që sipas Vuçiç, nuk ka ndodhur. Vuçiç ka thënë se politikanët kosovarë nuk kanë “çfarë të kërkojnë” në këtë zonë.

Për herë të tretë që nga 26 marsi, paqja është rrezikuar në një mënyrë absolutisht të papërshtatshme. Sot ata ishin gjatë gjithë ditës në veri për të bërë një shëtitje të thjeshtë, kanë pirë kafe dhe u kthyen sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ata nuk po i respektojnë marrëveshjet e  Brukselit dhe për më tepër e kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Në operacion u përfshinë qindra pjesëtarë të njësisë ROSU, të gjithë të armatosur me armë.Shqiptarët e armatosur në veri të Kosovës, sipas marrëveshjes që kemi arritur, mund të shfaqen vetëm me përmbushjen e dy kushteve: me miratimin e NATO-s dhe me pëlqimin e plotë të komunitetit serb. Ata nuk kanë asgjë për të kërkuar në veri të Kosovës.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

Deklarata e Vuçiç vjen pas një vizite që presidenti kosovar, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot në Ujman, ku takoi edhe përfaqësuesë shtetërorë atje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 30/09/2018 08:55

    po race mongoloide do te marrim leje ty qe politikanet tane te vizitoin territorin e njohur nga shtetet me demokratike te planetit, ps harrum me permend qe se njohin shtetet qe i djeg miza nen kesul qe shtypin popuj te tjere, tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin