Vizitorët në Muzeun etnografik të Kukësit, ja si burrat e Lumës mbajtën zi për Skënderbeun

Qyteti i Kukësit gjatë muajëve të verës ka shënuar një fluks vizitorësh, ku Muzeu Etnografik mbetet një nga objektet më të vizituara nga turistët e huaj, por edhe vendas. Eshtë i vetmi muze i ndërtuar pas viteve 90 –të, ku ruhet tradita dhe historia e tre zonave etnografike të Malziut, Lumës dhe Gorës. Aty gjendet dhe dhe veshja tradicionale më e vjetër, e cila i ka shërbyer grave.

Është veshja më e vjetër që ne kemi në muze, i daton të jetë në mesjetë. Nëse e shikojmë nga afër ka një element tejet interesant, shqiponja njëkrenare. Mbas vitit 1912 u kthye në dy krenare, pra bashkim kombëtar. Kjo veshje ka ardhur si pasojë e një nëne kuksiane, e cila e ka ruajtur deri në ditët e sotme.

Liridon Cenaj, Specialist pranë Muzeut Etnografik  

Edhe veshjet tradicionale të burrave  spikatin për ngjyrat dhe veçoritë që i dallojnë nga zonat e tjera etnografike. Dikur burrat e Lumës kishin të tjera ngjyra në rrobën e tyre. E pas vdekjes së Skënderbeut, ajo erdhi në një formë të re.

Përpara vitit 1468, në 17 janar që ne në histori e njohin si vdekjen e Skënderbeut, kjo ishte e bardhë. Pse ndyshoi, çfarë ndodhi? Pikërisht burrat kuksisnë, ose të |Lumës vendosën të mbanin zi për Skënderbeun. Prandaj sot e asaj dite kjo veshje është e zezë.

Liridon Cenaj, Specialist pranë Muzeut Etnografik  

Shumë shpejt pritet që në këtë muze të vijnë rreth 140 artifagë që i përkasin periudhës iliro-romake të zbuluara në kalatë dhe flasin për vendbanimet e hershme të trevës. Sot ky set arkeologjik ndodhet pranë Institutit të Arkeologjisë, deri në krijimin e kushteve optimale për ruajtjen e objekteve të tilla në muzeun etnografik të Kukësit. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior