POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vjeshta e stuhishme e Angela Merkelit

Angela Merkel

Disa analistë e vlerësuan pozitivisht fjalimin e Merkelit në fundjavën që shkoi para rinisë së partisë konservatore, CDU. Ajo i bëri të rinjtë të duken të vjetër, thotë gazeta "Welt." Merkel mbajti një fjalim me vetëkritikë, por edhe me dëshirën për kundërsulm. E pikërisht para Unionit të të Rinjve të CDU-së, që paraqitet më konservator se partia mëmë dhe prej kohësh ndjek një kurs opozitar kundër kancelares. Ndaj Merkelit në fundjavë pati kritika, por jo revolucion. Një pikë në avantazh për kancelaren.

Ora po troket, por sa shpejt?

Merkel është mësuar me kritikat ndaj saj. Në fillim të mandatit të parë si kancelare në vitin 2005 thuhej, se Merkeli nuk është aq e pjekur politikisht për detyrën e kancelares. Në vitet e mëpasme u zhvilluan zgjedhje me humbje për CDU, por Merkel mbeti në pushtet. Në shumë raste ajo dështimet e saj i ka zgjidhur duke "ndenjur", siç thonë gjermanët. Këtë e kujtojnë jo pak vetë këto ditë në Berlin, kur - ndoshta me nxitim- bëhet thirrje për fundin e kancelares.

Që fundi një çast vjen, këtë e dinë të gjithë. Çështja që shtrohet është: Kur? Merkel vetë thotë, se ajo është e zgjedhur për këtë legjislaturë dhe ajo zgjat deri në vitin 2021. Por ajo do ta moderojë mirë transferimin e pushtetit, thonë shumë vëzhgues, ndoshta në mesin e mandatit. Në fund të fundit bëhet fjalë edhe për trashëgiminë e saj si kancelare. Por shumë spekulojnë se krizat e deritanishme në koalicionin qeveritar do ta thyejnë kancelaren e do ta bëjnë të largohet. Dhe kritikat bëhen gjithnjë e me zë më të lartë.

Kërkohen pasues për Merkelin

Ajo që të bën të jesh pro transferimit të rregullt është, se nuk ka asnjë pasues aq karizmatik që mund t'i mbledhë kritikët e Merkelit. Politologu, Wolfgang Merkel mendon, se "nëse Merkel nuk reziston, atëherë unioni ka një problem të madh". Nuk ka një "figurë bindëse". Megjithatë trazirat kërcënojnë të vijnë. Sepse nga kjo fundjavë Merkelin e përfshin një stuhi politike.

Zgjedhjet në Bavari, ku partia simotër CSU duket se mund të pësojë një humbje historike. CDU qeveris prej vitesh me shumicë absolute. Ndërkohë në sondazhe ajo kap tani rreth 35% të votave. Mund të ketë jo pak vetë që do t'ia hedhin Merkelit fajin për këtë  dështim. Kryetari i CSU-së, Horst Seehofer është edhe ministër i Punëve të Brendshme.

Dy javë më vonë pasojnë zgjedhjet në landin e Hesenit. Atje qeveris CDU me Të Gjelbrit, e ky koalicion me gjasë mund të mos zgjidhet më. Kjo do të ishte një tjetër goditje për kancelaren.

Probleme në përgjithësi tek partitë popullore

Që sondazhet kanë vlera të tilla kaq të dobta lidhet me konfliktet e hapura në qeveri. Rasti tipik ishte mënyra e veprimit mes ish-presidentin e Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen. Në Gjermani vlen parimi i unitetit. Vetëm kështu binden votuesit.

Por megjithatë partitë popullore të njohura si ajo konservatore dhe SPD po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Ndërkohë të Gjelbrit liberalë dhe partia populiste, AfD po shtojnë votat. Disa madje i shohin këto parti si partitë e reja të forta në plan afatgjatë. Ato janë pole të konfliktit të ri për globalizimin, thotë politologu Werner Patzelt.

Që pushteti i Angela Merkelit dobësohet e tregon këto ditë edhe në një intervistë të deputetit të CDU-së dhe mjaft i fuqishëm tek konservatorët në landin Renani Veriore dhe Vestfali. Në një intervistë për Spiegel ai kërkoi ndryshime strategjike dhe personeli.

Kritika vijnë edhe nga ministri aktual i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe Carsten Linneman, kreu i Shoqatës së Ekonomisë të CDU/CSU-së. 50 Edhe 50 vjeçari Ralph Brinkhaus që fitoi papritur kundër të preferuarit të Merkelit, Volker Kauder postin e kreut të grupit parlamentar, vjen nga landi Renani Veriore-Vestfali.

Pas tejkalimit të zgjedhjeve në dy lande, Merkelin e pret  sfida tjetër politike. Kongresi i Partisë Kristiandemokrate, CDU në dhjetor. Merkel do të kandidojë sërish. Por kësaj here ka kundërkandidatë, tre politikanë, por politikanë nga radha e katërt. Koka të CDU-së, si Wolfgang Schäuble kanë bërë të ditur, se do të duan të kenë Merkelin si kryetaren e partisë.

Pra nuk mund të mos e vësh re se po punohet për epokën pas Merkelit. Por Merkel ende ka një bazë të fortë në presidiumin e CDU-së dhe mes ministrave konservatorë./DW

ma.nd.
Komento