'Vjeshtë 2017' sekuestroi vetëm 3 nga 22, si merren lejet për makinat e blinduara në Shqipëri

Gjashtë automjete të blinduara u bllokuan pak ditë më parë nga RENEA, gjatë kontrolleve në Shkodër. Leja për këto makina luksoze po verifikohet nga Policia e Shtetit. Vitet e fundit anëtarë të grupeve kriminale kanë arritur të futin në Shqipëri makina luksoze dhe të blinduara, për t'u ruajtur nga rivalët e tyre.

Por si futen në Shqipëri makinat e Blinduara?

Duke iu referuar legjislacionit një makinë e blinduar lejohet të lëvizë në vendin tonë me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.  Përpos rregullave që duhet të plotësojë zotëruesi i saj, pa firmën e Drejtorit të Policisë këto makina nuk u lejohet të dalin në rrugë. Një autorizim për të marrë makinë të blinduar kushton tre milionë lek të vjetra.

Një vit më parë Policia nisi operacionin “Vjeshtë 2017” ku u sekuestruan rreth 22 makina të bllokuara. Sot qëndrojnë të bllokuara vetëm 3 prej këtyre automjeteve të blindura. Shumica prej tyre janë lënë të lira, për shkak se ishin me leje, ose janë dorëzuar dokumentat e kërkuara nga Prokuroria.

Në vendin tonë janë më shumë se 120 makina të blinduara që janë me leje, ndërkohë që dyshohet se një pjesë tjetër lëvizin pa leje në rrugët shqiptare. Personat që i përdorin ato janë kryesisht anëtarët e grupeve kriminale, biznesmenë për në disa raste edhe zyrtarët shtetëror.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Avokati i Popullit? Bushka: U vonua nga kaosi i opozitës! Shumë shpejt do të zgjidhet

Avokati i Popullit? Bushka: U vonua nga kaosi i opozitës! Shumë shpejt do të zgjidhet