Vladimir Putin dhe Reccep Tayip Erdogan takohen për krizën në Idlib

Vladimir Putin dhe Reccep Tayip Erdogan takohen për krizën në Idlib

Vladimir Putin dhe Reccep Tayip Erdogan

Presidenti Reccep Tayip Erdogan takohet me Presidentin Vladimir Putin këtë të hënë në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën në rajonin Idlib të mbajtur nga kryengritësit në Siri.

Mirëpo provinca e Idlibit në veriperëndim të vendit është bastioni i fundit i kryengritësve sirianë dhe Turqia është treguar mjaft e interesuar për të parandaluar një ofensivë të mundshme qeveritare atje.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë takohen për herë të dytë në 10 ditë, pasi Rusia dhe Irani shprehën mbështetje për idenë e një ofensive.

Rusia shprehet për Idlibin se është një shtrat të terrorizmit dhe thotë se qeveria siriane ka të drejtën të rimarrë kontrollin e tij.

Gjithashtu Turqia i ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit, për një zgjidhje diplomatike të situatës, që vlerësohet si mjaft shpërthyese. Në të njëjtën kohë, ajo ka dërguar përforcime për trupat e saj në afërsi të Idlibit, një hap që synon të shmangë të paktën përkohësisht një ofensivë tokësore në terren.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës