Vlahutin: Gazetarët pa kontrata!
Borchardt:Luftoni për të vërtetën!

Vlahutin: Gazetarët pa kontrata!<br />Borchardt:Luftoni për të vërtetën!<br>
Nga Forumi i Zhvillimit të Medias, ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt dhe ajo e BE, Romana Vlahutin, përcollën mesazhe sa i takon pavarësisë dhe garantimit të lirisë së mediave. 

Nga ana e saj, përfaqësuesja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin theksoi kushtet në të cilat punojnë gazetarët në Shqipëri. Sipas saj, gazetarët janë pa mbështetje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre punojnë pa kontrata pune. "Ka shumë gazetarë të cilët vazhdojnë të punojnë pa kontrata dhe kjo për një shoqëri demokratike, për gazetarët dhe aktivitetin e tyre mbetet e papranueshme. Nuk kanë mbështetje. Dhe kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike. Media nuk është biznes si të gjitha bizneset e tjera. Transparenca e medias mbetet shumë e rëndësishme. Ne sigurisht kemi interesa të përbashkëta dhe kjo është informimi i plotë i audiencës", tha Vlahutin. 

Ndërsa kreu i Prezencës së OSBE-së u shpreh se gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën, ndërsa theksoi se një nga kushtet e demokracisë është pikërisht liria e medias. "Liria e medias është kusht për demokracinë. Gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën. Shtrembërimi i ngjarjes, i raportimit nuk është një problem vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera. Gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën. Reformat janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit", tha Borchardt. 

Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE Berndt Borchardt

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike