Vllaznia drejt rënies, tifozët protestë para Bashkisë, Tërbuni kërkesë në FSHF

Situata që po kalon Vllaznia është dëshpëruese për tifozërinë shkodrane, e cila e ka përjetuar si tragjedi faktin se ekipi me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do ta shohë veten larg elitës së futbollit shqiptar.  Ndaj mbështetësit kuqeblu kanë marrë situatën në dorë dhe duan të tregojnë pakënaqësinë e tyre me një tubim të organizuar para Bashkisë së qytetit të Shkodrës, ditën e premte, në orën 12:00. Bashkia akuzohet se ka keqadministruar klubin.

Nga ana tjetër, klubi i Tërbunit të Pukës i ka dërguar FSHF një kërkesë zyrtare për zbatimin e rregullores së Play-Out. Në rast rrëzimi matematikor të Vllaznisë nga kategoria Superiore, atëherë edhe ekipi satelit i saj, Vllaznia B, do t’i duhet të shkojë një kategori më poshtë, pasi nuk mund të luajnë në një ligë.

Vllaznia B, ka siguruar play-out që i bie të luajë më Orikumin e Kategorisë së Dytë. Ndërkohë Tërbuni kërkon të zbatohet rregullorja. Të shtyhet ndeshja, dhe në qoftë se Vllaznia bie nga kategoria, atëherë Tërbuni, që për momentin ka rënë në Kategori të Dytë, të luajë në play-out.

Pritet vendimi i Federatës nëse do të shtyjë ndeshjen Orikumi-Vllaznia B, që luhet të enjten në Durrës. Ndërkohë, pas largimit të trajnerit Ernest Gjoka, Vllazninë e parë do ta drejtojë trajneri Ervis Kraja, që deri tani ka drejtuar ekipin B. Në një komunikim për Report Tv, Gjoka ka pohuar se do të flasë pasi të mbyllet gara. Kraja do të drejtojë edhe Vllazninë B në finale me Orikumin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit