Vlorë/ Arrestohet 26-vjeçari, tentoi të kalonte me kamion 425 kilogramë kanabis drejt Italisë

Vlorë/ Arrestohet 26-vjeçari, tentoi të kalonte me kamion 425 kilogramë kanabis drejt Italisë

Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës. Albano Rakipi, banues në Vlorë, tentoi të kalonte me një automjet tip kamion-trailer, një sasi prej 425 kilogramëve kanabis në portin e Durrësit, në ngjarjen e 29 janarit 2017.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar "THE TRUCK"


Kapet i kërkuari nga policia, shtetasi:

Albano Rakipi, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 06.09.2018, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Policore të Specializuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim si autorë i dyshuar në lidhje me ngjarjen e mëposhtme:

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë