Fier, gjendet gomonia e fshehur mes pishave, dyshohet se përdorej për trafik droge

Fier, gjendet gomonia e fshehur mes pishave, dyshohet se përdorej për trafik droge

Foto ilustruese

Policia Kufitare e Vlorës ka gjetur këtë pasdite një gomone, që dyshohet se përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. Mjeti lundrues është gjetur i fshehur mes pishave në vendin e quajtur Pishpore, në Fier.

Policia njofton se gomonia ishte 10 metra e gjatë dhe me dy motorë, ndërsa nga verfikimet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë.

Njoftimi i Policisë Kufitare Vlorë
Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve. Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë. Nga verfikimet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë. Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua DVP.Fier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nxënësit artistë të Durrësit vënë në skenë operën gazmore “Dasma e Figaros”, mirëpritet nga publiku

Nxënësit artistë të Durrësit vënë në skenë operën gazmore “Dasma e Figaros”, mirëpritet nga publiku