Kapet gomonia me 412 kilogramë kanabis në grykëderdhje të lumit Vjosa në Vlorë, në kërkim autorët

Kapet gomonia me 412 kilogramë kanabis në grykëderdhje të lumit Vjosa në Vlorë, në kërkim autorët

Foto ilustruese

Një sasi prej 412 kilogramë kanabis është sekuestruar në Vlorë, në afërsi të derdhjes së Lumit Vjosa. Policia njofton se përveç kanabisit, është sekuestruar edhe një gomone dhe 60 litra benzinë. Gomonia është pikasur gjatë aksionit të policisë e fshehur në një ferrë. Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i plotë:

Vlorë, Strukturat Policore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në afërsi të derdhjes së lumit Vjosa kanë sekuestruar 412.5 kg kanabis, 1 gomone dhe 60 litra benzinë.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Trafikimi narkotikëve, mbetur ne tentativë'' parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 28/07/2018 23:42

    Cunat e narkoshtetit...dhe perfaqesuesit e denje te keshtjelles se rilindjes valones...po pse mos te punojne cunat gjykatat i ka shoku tashme po i fut edhe i veting policise hajde viju kunder te garantuarve...dhe mos harroni djemt e mije... neser keni pjesen e 301 te telenoveles vetingu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit