POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vlorë/ Manastirliu viziton familjen në nevojë, shpërndan libra falas për fëmijët

Ogerta Manastriliu gjatë vizitës në familjen nga Vlora

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka vizituar një familje që përfiton ndihmë ekonomike, ku edhe ka shpërndarë librat për fëmijët e familjes. Gjatë vizitës, Manastirliu u shpreh se qeveria do të vijojë mbështetjen financiare për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën.

Vendimi për libra falas nga klasa e parë në të katërtën për çdo fëmijë si dhe për të gjitha klasat për fëmijët e familjeve në nevojë, lehtëson rreth 190 mijë familje, duke treguar vëmendjen e qeverisë shqiptare te arsimimi i fëmijëve që janë e ardhmja e Shqipërisë Europiane.

Ogerta Manastirliu, ministre  

Më tej, Manastirliu u shpreh se të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të marrin pagesën e posaçme për çdo fëmijë që nuk braktis shkollën si dhe për çdo fëmijë që vaksinohet.

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe që ndjekin arsimin parauniversitar. 

ke.mu.
Komento