Vlorë/ 'Mercedesi' del nga rruga dhe përplaset me bordurën; plagosen dy pasagjerë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Vlorë/ 'Mercedesi' del nga rruga dhe përplaset me bordurën; plagosen dy pasagjerë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar këtë të hënë nga Policia e Vlorës, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt. Report Tv raporton se bëhet fjalë për personat me inicialet T.T.,51 vjeç, banues në Tiranë dhe Y.Ç., 58 vjeç, banues në Vlorë.

51-vjeçari me inicialet T.T. u arrestua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga, është përplasur me bordurën anësore dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, S.T. dhe G.T., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 58-vjeçari me inicialet Y.Ç është arrestuar në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale