Vlorë/ Ndërtohen panele në lumin Vjosë për të shmangur përmbytjet, Leli: Investim, me vlerë 51 milionë lekë

Qarku i Vlorës është një nga zonat më problematikë sa i përket përmbytjeve. Së fundmi janë ndërtuar disa panele të cilat pritet të evitojnë vrullin e madh të prurjeve të cilat kanë qenë problematike. Kryebashkiaku i Vlorës Leli shprehet se ndërtimi i paneleve eviton një pjesë të përmbytjeve, por nuk ka garanci për shmangie totale. Ndërtimi i pesë penelave në zonën e Mifolit pritet të mbrojë nga gërryerjet e lumit Vjosë krahun e majtë të shtratit ku prej vitesh ka qenë ndër vendet me problematike.  Qëllimi mbetet ndryshimi i rrjedhës së lumit, në kohen e reshjeve të shumta, ndërsa panelet synojnë të përmirësojnë situatën, por nuk mund të parashikohet nëse ky investim mund të pengojë totalisht përmbytjet. Sipas kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli, ndërtimi i paneleve do të evitojë vrullin e ujrave, por nuk mund të thuhet nëse përmbytjet mund të shmangen totalisht.

Investimi i fundit që po realizohet në argjinaturën e lumit të Vjosës, në zonën e Mifolit, që ka qenë një pjesë shumë problematike gjatë kohëve të fundit. Falenderojmë ministrin Peleshi dhe qeverinë shqipatre. Sot jemi duke parë sot 5 panele me vlerë 51 milionë lekë të reja që rrisin garancinë e këtyre territoreve që po përmbyten. S’themi dot se me këtë investim shpëtuam nga përmbytjet, pasi intesiteti i reshjeve ndodh që është shumë i lartë në një kohë të shkurtër.

Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës

Më problematike mbetet situata në zonën e autostradës Vlore-Levan, ura e re mbi autostrade e ndertuar ngushtesisht ,e cila ka krijuar një digë për lumin Vjosë dhe mbetet një nga problemet që duhet të gjejë zgjidhje sa më parë. Novosela dhe fshatrat rreth saj mbeten më të prekura për shkak të përmbytjeve, shqetesim ky i përvitshëm për banorët e kësaj zone.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!