Vlorë/ Policia aksion në lagunën e Nartës për gjuetinë e paligjshme, disa të shoqëruar, sekuestrohen disa varka (VIDEO)

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagunën e Nartës, kundër gjuetisë së paligjshme. Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Organizatën për Mbrojtjen e Peshkut. Policia dhe OMP kanë konstatuar disa varka në lagunë të cilat janë sekuestruar. Varkat dyshohet se janë përdorur për peshkim të paligjshëm, ato ishin pa dokumentacion përkatës.

Aksioni për gjuetinë e paligjshme vazhdon që prej vendosjes së moratoriumit për ndalimin e gjuetisë në vitin 2016. Ndërkohë që pak ditë më parë, disa peshkatarë denoncuanReport Tv se gjuetia në këtë lagunë vazhdon edhe pas vendosjes së moratoriumit. Kamera e televizionit tonë ishte në lagunë dhe pa nga afër pamjet sesi shpendë të shumtë u rikthyen në habitatin e tyre ndërkohë që gjurmët e gjuetisë së paligjshme ende nuk ishin larguar. 

Peshkatarët thanë se kishin denoncuar në polici për gjuetinë e paligjshme dhe se kanë pasur përplasje fizike me persona që gjuajnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 03/10/2018 13:39

    Po ca beni o shtet qelbesir Po aty Po vriten njerez Po humbin njerez e nuk Po kapet njeri o shtet i degjeneruar Po pse duke sekuestruar varka do beni shtet ju Po me ato varka njerzit ushqehen ju jau merni e I Lini pa buk e normal qe do detyruhet njeriu te bej poshtersira per te nxjer buken e gojes se ju nuk doni te nxjerin buken e gojes duke punuar njerzit,jeni shtet qe e nxisni kriminalitetin ne vend qe ta ulni.mase u vdesin gjith ca keni te gjithve ju qe jeni ne politik e policia te degjeneruar

    Përgjigju
  • Fredi: 03/10/2018 09:53

    Të dërrmohen të gjith fundërrinat, burg për gjith copat e m*tit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin