POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vlorë/ Pushuesit të kënaqur me shërbimet, administratorët e lokaleve: Ka rënë numri i pushuesve

Në pikun e sezonit turistik qyteti i Vlorës dhe vija bregdetare e tij vijon të mbetët e preferuar për pushuesit vendas dhe jo vetëm. Pushuesit shprehen për Report tv se sistemimi i plazheve, pastertia e detit si dhe qetësia, janë elementët që e bëjnë këtë një zonat më të preferuarat. Ndër të tjera pushuesit thonë se, çmimet të cilat ofrohen janë normale dhe të përballueshme për të gjithë vizitorët. 

Është rregulluar shumë vitet e fundit. Është pastër dhe rregull. Edhe çmimet janë të arsyeshme.

Turistët

Siguria në plazhe është një tjetër arsye që këtë vit është më në nivel krahasur me vitet e tjera. Por ata të cilët ankohen më së shumti janë administratorët e lokaleve dhe hoteleve, të cilët pohojnë një rënie të numrit të pushuesëve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë sezon siç e shikoni edhe vetë gjendja është shumë e dobët. Është shumë bosh. Emigrantët skanë ardhur fare.

Administrator lokali

Edhe pse investimet kanë qenë shumë të mëdha, administratoret e sherbimeve hoteliere thonë se fluksi i njerëzve ka rënë jashtëzakonisht. Sipas tyre pritej një numër më i madh i emigranteve, madje edhe te huajt këtë vit janë më të pakët.

ke.mu./b.ha.
Komento