Vlorë, qytetarët në pritje për të legalizuar objektet, asnjë përgjigje nga ALUIZNI

Mijëra qytetarë vlonjatë prej më shumë se 13 vite shkojnë çdo ditë pranë zyrave të ALUIZNI-t për të legalizuar banesat apo objektet të cilat i kanë ndërtuar. Por pavarësisht ecejakeve të përditshme ata koma nuk po gjejnë zgjidhje. Qytetarët shprehen se pavarësisht se kanë ndërtuar në pronat e tyre dhe kanë të gjitha dokumentacionet në rregull ata akoma nuk kanë marrë një përgjigje.

Qytetarët thonë se dokumentacionet i kanë ribërë nga fillimi sa herë që janë ndërruar qeveritë, pasi sipas tyre i vetmi justifikim nga zyrtar të këti institucioni është bëni letra nga e para se ato kanë skaduar. Sipas drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë problematika sa i përket trajtimit të dosjeve është e mbartur. Janë 30 mijë dosje të cilat janë aplikuar që prej vitit 2005, por vetëm 10 mijë prej tyre janë trajtuar.

Shumë objekte dhe banesa që kërkojnë legalizim janë ndërtuar edhe mbi zona historike, dhe për këtë , legalizimi i tyre kërkon një procedurë të vecantë e cila zgjat, ose nuk legaliziohet. Por ajo që mbetet problematike është moskthimi i përgjigjeve nga institucioni i ALUIZNI-t.
 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët