Vlorë/ Rama prezanton projektet: Aeroporti do punësojë mijëra njerëz, tarifat më të ulëta në rajon

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para qytetarëve në Vlorë ku ka prezantuar projektet për këtë qark është ndalur tek aeroporti i ri si një projekt që do të punësojë mijëra njerëz.

Rama tha se të paktën nga ky projekt do të punësohen rreth 1 mijë njerëz. Kryeministri theksoi kërkesën që ka tregu për forcë pune të kualifikuar. Rama tha se tarifat e aeroporti në Vlorë do të jenë më konkurrueset në rajon, pasi kjo ka qenë kërkesa kryesore e qeverisë shqiptare.

Kemi një gropë boshllëku 20 e kusur vite. Iu thanë shkoni në këto universitete, bëhuni juristë. Pashë të dhënat e shkollës industriale, shumica e atyre që përfundojnë shkollën punësohen. Kërkohen forca të kualifikuara në të gjitha nivelet. Kemi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës nga investitorët e mëdhenj. Duan të investojnë në Shqipëri, për të përfituar nga lehtësirat. Shqipëria është kthyer në destinacion. Duam t’u përgjigjemi kërkesave me forca të kualifikuara pune në të gjithë zinxhirin. Që prej kohës kur kanë nisur të bëhen fushata, të gjithë kanë ardhur këtu dhe kanë thënë ‘Do bëjmë aeroportin’, aq sa u kthyen në barcaletë. Aeroporti në vetvete kërkon mbi 1 mijë forca punë në tërësi zanatesh dhe kualifikimesh. Aeroporti do të jetë me paga goxha të larta në raport me mesataren sepse ka një zinxhir shërbimesh. Kërkohen njerëz të kualifikuar të cilët paguhen mirë. Nëse do 1 mijë të punësuar, raportin nga ndikimi që do të ketë ky projekt do të jetë 1 me 27. 27 mijë të punësuar është minimum, drejtpërdrejtë. Shumë e shumë investime të tjera, rreth e rrotull këtij territori. Aeroporti i Vlorës do jetë konkurrues drejtpërdrejt me Rinasin, nga pikëpamja e parametrave do të jetë cilësor, ndërsa nga çmimet do të jetë shumë më i favorshëm. Ne kemi kërkuar të negociojmë që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Mos harroni se janë 1600 persona që lëvizin çdo ditë për të ikur në Athinë. Imagjinoni sa lirë do të jetë.

Edi Rama, Kryeministër.


//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gary I vertete: 24/06/2018 17:11

    Ky vlonjati e ka LLAFIN per ZGJEDHJET lokale dhe jo per ZGJEDHJEN e timonierit diktator DIKTATORI YNE RAMA ME BANDEN E TIJE POPULLI DO TA DUROJE EDHE PER TRI VITE TE TJERA

    Përgjigju
  • Ops: 23/06/2018 15:43

    27.27 mij nuk i ka airoporti i frankfurtit te punsuar imagjono sa viza ke pas pire qe ke dhen nje shifer te tille

    Përgjigju
  • Vlonjati: 23/06/2018 15:22

    TARIFAT ME TE ULTA NE RAJON?????????? KUSH DO TI BEJE RAMA ME HAJDUTIN AHMETAJ QE E RROPEN POPULLIN E VET ME TAKSA E TARIFA NUK KA SHQIPETARE QE BESON BANDEN E HAJDUTERISE SE RAMES KJO PROPAGANDE BEHET PER ZGJEDHJET RAMES PO I LEKUNDEN TE GJITHA QYTETET NGA VERIU DERI NE JUG ASNJERI NUK I JEP ME VOTEN RAMES QEVERIJA RAMA SIMBOL I FUKARALLEKUT TE POPULLSISE

    Përgjigju
    • O Gari: 23/06/2018 17:44

      Shko o gari nga Ndernenasi i Fierit qe i ve vetes pseudonimin Vlonjtati, zgjedhjet jane 3 vjet larg qe sot. Ka me mijera qe e besuan para 1 viti kur i dhane 74 deputete dhe shume me shume e besojne sot e kesaj dite, sepse eshte si dita me naten me palen tjeter. Ka burrerine t'i shoh njerezit ne sy jo vetem ne fushate, por edhe ne perditshmerine e mandatit te tij si KM.

  • Eri: 23/06/2018 13:50

    Duke filluar qe nga me i pasuri ne vend, biznesmeni me i madh, 80% e bizneseve deklarojne gjysmen e rroges per punonjesit e vet ne tatime. Ne kembim ndertojne ndonje shtepi per fukarenjte, por nga ana tjeter ka vjedhur punonjesit e vet te paret dhe gjithe shqiptaret duke mos derdhur detyrimet qe i takojne ne shtet.

    Përgjigju
  • Arjani: 23/06/2018 12:51

    Po ne te autobuzave doni te na falimentoni? Apo do i bejme tur turistave te krocerave harruam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman