Një 25-vjeçare është shpëtuar nga roja bregdetare në qytetin e Vlorës. E reja ishte duke u larë në det në momentin kur është vënë re nga roja bregdetare se ishte duke u mbytur. Vajzës iu dha ndihma e parë nga roja bregdetare, dhe më pas u shoqërua në spital. Report Tv ka mësuar se vajza vuan nga epilepsia.
Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, ka sqaruar në një lidhje telefonike se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ujit të Ftohtë pranë një plazhi privat.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ujit të Ftohtë, në një plazh private. Në plazhin ku ka ndodhur ngjarja kanë qenë dy vëzhguesë nga kulla e vrojtimit që kanë dhënë ndihmën e parë. Duhen 100 roje plazhi në çdo plazh të Vlorës.
Armand Xhelili, gazetar
Roja bregdetare ka thënë se një tjetër problem shqetësuar është monitorimi i plazheve të Vlorës, që nuk është prezent as këtë sezon.
E pamë në gjendje jo të mirë dhe iu afruam menjëherë që bëmë shpëtimin e saj. Nuk e denim nëse ishte sëmurë, por pamë gjendjen jo të mirë. E nxorrëm në breg dhe i dhamë ndihmën e parë, deri në ardhjen e ambulancës. Plazhet e Vlorës nuk janë pajisur akoma me roje bregdetare.
Roja bregdetare
Mësohet se gjendja e 25-vjeçares është e stabilizuar, dhe e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.