Vlorë, 'Toyota' përplas 3-vjeçarin në rrugën Transballkanike, i mituri rëndë në spital

Një 3-vjeçar është përplasur nga një automjet tip "Toyota" në rrugën Transballanike në Vlorë. I mituri ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga makina. 

Ka qenë drejtuesi i automjetit i cili ka transportuar të aksidentuarin në drejtim të spitalit të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shoqëruar ndërkohë drejtuesin e makinës "Toyota" dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 


(Pamje nga aksidenti) 

Njoftimi i policisë për aksidentin: 

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 13.07.2018, në rrugën ''Gjergj Kastrioti'', ka ndodhur aksident rrugor.

Për pasojë shtetasi A.G., drejtues i mjetit tip ''Toyota'', ka aksidentuar në gjendje të rëndë një fëmijë të mitur 3 vjeçar.

Shërbimet Policore kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale