Vlorë, zbulohen gjysmë ton kanabis pranë Karaburunit, gati të trafikohej drejt Italisë

Rreth gjysmë ton kanabis janë sekuestruar këtë të mërkurë në një magazinë pranë Karaburunit në Vlorë, gati për t'u trafikuar në drejtim të Italisë. Në operacion kanë marrë pjesë Policia Kufitare dhe Forca Detare të cilat kanë bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nuk raportohet për persona të arrestuar si posedues të drogës. Policia vjon hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në rrjetin kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Ky operacion në Vlorë vjen pas gjetjes mëngjesin e sotëm në Darëzezë të Fierit një gomone rreth 12 m e gjatë, e cila dyshohet se është përdorur për trafikun e kanabisit.  

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur me ardhjen e policisë kufitare dhe më pas janë futur në pyll për tu fshehur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pjerini: 20/06/2018 14:16

    Vazhdon punen Goni me Ermalin e Vajanes dhe me drejtorin e tyre Gent Shehun....sa gjynah qe i paskan ikur leket kesaj radhe..

    Përgjigju
    • Faiku: 20/06/2018 15:50

      O pjerdhin hashashi i kapur eshte i vjeter. Do jene kalbesirat e bandes se Habilajve qe po humbasin cdo gje se kane mbetur si sopata pa bisht tani.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët