Vodhi 140 mijë litra vaj nga spitali i Rodosit, arrestohet shqiptari: S'kisha para, kisha dy muaj pa punë

Vodhi 140 mijë litra vaj nga spitali i Rodosit, arrestohet shqiptari: S'kisha para, kisha dy muaj pa punë

Spitali i Rodosit

GREQI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi kishte vjedhur 140 mijë litra vaj nga rezervuarët e Spitalit të Përgjithshëm të ishullit të Rodosit.

Edhe pse 41-vjeçari shqiptar ishte larguar drejt Italisë, ai u ekstradua në Greqi pas një urdhër arresti të lëshuar ndaj tij.

41-vjeçari, i paidentifikuar nga autoritetet, u shpreh se ishte penduar për vjedhjen e bërë por gjithçka kishte ndodhur pasi në atë periudhë kishte mbetur pa para pasi ishte shkarkuar nga puna prej dy muajsh.

Megjithatë shpjegimet e shqiptarit nuk ishin të mjaftueshme për të gjyqtarët të cilët i dhanë atij masën e arrestit me burg.

Çështja e nisur në korrik të vitit 2015, ka të përfshirë edhe dy shqiptarë të tjerë, gjithashtu të paidentifikuar, të moshës 20 dhe 22 vjeç. Të tre shqiptarët zbraznin vajin e spitalit të Rodosit çdo javë për dy vjet rrjesht nëpërmjet instalimeve të tubave të gjata.

Karburanti vidhej natën dhe ngarkohej në një makinë, e cila kishte të montuar një cisternë dhe rishitej tek një 40 vjeçar grek, i cili gjithashtu akuzohet si bashkëpunëtor  për moskallëzim krimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë