Vonesat dhe anulimet e fluturimeve/ Balla i kërkon llogari Aviacionit Civil: Çfarë po bëni?

Vonesat dhe anulimet e fluturimeve/ Balla i kërkon llogari Aviacionit Civil: Çfarë po bëni?

Taulant Balla

Ndërsa në Komisionin për Integrimin Europian po diskutohej projekt-ligji “Për Kodin Ajror”, Taulant Balla ka ngritur shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anulimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar”.

Ai kërkoi që Autoriteti i Aviacionit Civil të japë një shpjegim me shkrim lidhur me arsyet pse kanë ndodhur këto vonesa dhe çfarë masash janë marrë nga Autoriteti i Aviacionit Civil.                          

“Me vëmendjen tek njerëzit, ngritëm sot në Komisionin e Integrimit Europian gjatë diskutimit të projekt-ligjit “Për Kodin Ajror” shqetësimin e shumë pasagjerëve, kryesisht emigrantë shqiptarë në Itali por edhe turistë italianë, lidhur me vonesat, anulimet e fluturimeve që lidhin Italinë me Shqipërinë gjatë muajve të sezonit të lartë Qershor – Gusht dhe Dhjetor-Janar”

Taulant Balla

Sipas Ballës, shqetësimet lidhen me mos respektimin e të drejtave të pasagjerëve të cilat duhet të trajtohen në përputhje me nenet 138 dhe 140 të Kodit Ajror të RSh, si edhe aktet nënligjore në ndjekje të tij, përkatësisht Urdhëri i Ministrit “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”, transpozim ky i Rregullores Evropiane Nr. 261/2004, për rregullat e përbashkëta për kompensimin dhe ndihmën për pasagjerët, në rast anomalish në operim prej shoqërive ajrore.

Komisioni miratoi propozimin për t’i kërkuar Autoritetit të Aviacionit Civil një informacion të plotë për masat e marra në adresimin e këtij problemi, siç thotë edhe Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 12/09/2018 16:36

    Qeveria(Rama) duhet te zhduke drejtorin dhe korrupsionin ne aviacjonin civil,bashke me te dhe kontratat ABUZIVE te gerdalles!TURP vazhdon ende me cmimet marramendese te biletave.

    Përgjigju
  • redi: 12/09/2018 14:04

    Taulant, kerkoi Rames te largoj nga detyra drejtorin e Aviacionit Civil ,oer pa aftesi ne detyre ,dhe largimi n e kompanive Blu Panirama e tjer qe nuk i permbahen kontrates . Kjo ka kosto te madhe elektorale per socialistet, dhe e dyta behet shkak per pengimin e vijushmeruse se sukseshme te industrise se turuzmit, si dhe nervozizmin e qytetareve shqiptar . Nuk eshte hera e pare . Ne rast se nuk veproni ketu ka korrupsion nga ana juaj, se tepsine e keni vetem ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje