Vota e emigrantëve, Majko: Maxhoranca po diskuton ndryshimin e Kushtetutës

Vota e emigrantëve, Majko: Maxhoranca po diskuton ndryshimin e Kushtetutës

Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën

Vota e emigrantëve do të kërkojë sërish që maxhoranca dhe opozita të bashkojnë votat për të mundësuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do të duhen për të bërë realitet atë që të gjithë e kanë premtuar prej thuajse 20 vitesh. Ministri për Diasporën Pandeli Majko shprehet se në qarqet e maxhorancës është diskutuar nevoja për ndërhyrjen në Kushtetutën shqiptare.

Ajo qe unë kam frikë është në duhet të prekim Kushtetutën. Pasi një nga sistemet apo modeli i përshtatshëm për pjesëmarrjen e diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve. Për fat të keq jemi treguar shumë detajistë për sa i përket Kodit Zgjedhor në ndryshimet kushtetuese të 2009 për shkak të mosbesimit që kishin palët.

Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën

“Një nga shanset që kemi dhe që mund të kryhet pa shpenzime. Të gjithë shtetasve shqiptar tani ju plotësohet 10-vjeçari i përdorimit të dokumeteve të identifikimit. Do të thotë të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës duhet të ribëjnë pasaportat. Është momenti kur të specifikohet dhe adresa dhe të vendoset ajo permanente jashtë shtetit, jo adresa që kanë patur kur jetonin në Shqipëri”.

Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën 

Në Korrik Kuvendi miratoi rezolutën e parë për diasporën me votat e shumicës parlamentare. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/08/2018 22:25

    Për cilët emigrantë e ka fjalën ky? Brezin e parë të emigrantëve kjo klasë politike fundërrinë e la rrugëve për 28 vjet dhe as që por dhi për ta.. Mos e ka fjalën për brezin e dytë? Fëmijët e emigrantëve që janë brezi i dytë as që pjer dhin për këta sepse kanë parë që prindërit e tyre kanë hequr të zit’ e ullirit në dhe të huaj derisa ti rritin dhe e dinë shumë mirë vojtjet e prindërve të tyre për të cilët qeveritë tona nuk por dhën kurrë.....kurrë!

    Përgjigju
    • qaf thona: 04/08/2018 07:25

      ca te them e ke ne nick name. no coment

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit