Votimi elektronik, OSBE kundër PD: Asnjë garanci, në Kenia plasi dhuna, në SHBA ndërhyrja ndikoi në zgjedhje

Votimi elektronik, OSBE kundër PD: Asnjë garanci, në Kenia plasi dhuna, në SHBA ndërhyrja ndikoi në zgjedhje

Foto ilustruese

Faktori ndërkombëtar pozicionohet kundër propozimit të Partisë Demokratike për aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe më pas ATO parlamentare, me argumentin se teknologjia nuk ofron siguri, mund të shkatërrojë procesin dhe mund të prodhojë konflikt të armatosur, ashtu siç ndodhi në Kenia.

Në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, eksperti i Këshillit të Evropës dhe kreu i seksionit të votimit nëpërmjet internetit, Tarvi Martens, eksperti i OSBE/ODIHR-it dhe këshilltar i Lartë për Teknologjinë Steven Martin si dhe Ekspert i Lartë për Teknologjinë Michael Yard, kanë parashtruar të gjitha rreziqet që mund të prodhojë aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, me pasoja të rënda për vendin. Michael Yard, gjatë mbledhjes, ka sjellë shembullin e Kenias, ku pas eksperimentit me teknologjinë në zgjedhje, plasi dhuna në rrugë, ku humbën jetën shumë njerëz.

“Shembulli i dytë është Kenia, më 2013. Atje është kryer verifikimi biometrik me një pajisje që bënte identifikimin elektronik të votuesve. Mbi bazën e vëzhgimit, ato funksionojnë shumë mirë në 99 % të qendrave të votimit në orën 9 të mëngjesit; nga dreka kishin dështuar në mbi gjysmën e qendrave të votimit, kështu që atyre iu desh të riktheheshin te listat e votuesve në letër. Shembulli i fundit është sërish Kenia në 2017-ën. E provoi përsëri. Kësaj here e planifikuan më mirë. I kishin pajisjet aty dhe gjithçka funksionoi shumë mirë. Teknologjia funksionoi shumë mirë. U barazua raporti mes numrit të votuesve dhe votave të hedhura, por përsëri opozitarët thanë se keni bërë diçka me teknologjinë. Kështu, pati dhunë në rrugë dhe njerëzit vdiqën për shkak të kësaj dhune, sepse teknologjia nuk zgjidh problemet politike”, është shprehur Yard. 

 

Faksimile e proçesverbalit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

Ndikimi në zgjedhjet në SHBA 
Ekspert i Lartë për Teknologjinë Michael Yard ka referuar në mbledhjen e komisionit shembullin e sulmit ndaj Konventës Kombëtare Demokrate në SHBA, çka pati ndikim në zgjedhjet e 2016. “Patjetër kemi një histori tjetër interesante, duke qenë se FBI-ja ishte njoftuar se dikush e kishte sulmuar Konventën Kombëtare Demokrate. Dikush nga FBI-ja u lidh përmes telefonit me konventën duke thënë: “Sistemi po ju sulmohet. Unë jam Xhon Uillson nga FBI. Do të kujdesemi ne për këtë menjëherë!” Në fakt, nuk e mendoja kurrë se dikë, që sapo na telefonoi nga FBI-ja, e injoruam si telefonatë. Pas disa muajsh dolën 60 mijë e-maile dhe ndoshta, po ose jo, kanë pasur ndikim te fushata zgjedhore në vitin 2016 në zgjedhjet përfundimtare. Patjetër që ndëshkuan besueshmërinë që kishin demokratët në popull. Çfarë të bëjmë pra? Këto tri raste vërtetojnë se sa kompleks dhe sa të cenueshëm jemi ndaj këtyre sulmeve”, ka pohuar Yard. 

Sfida 
Michael Yard tha se nuk ende një plan për t’u përballur më dështimin e sistemit. “Si të përballemi me dështimet e pajisjeve? Sepse edhe pajisjet dështojnë. Për shembull, në qoftë se në një qendër votimi ka pajisje që i përdorim për të vlerësuar nëse votuesit janë ata, nuk funksionon, a duhet ta mbyllim atë qendër votimi, për t’iu rikthyer listave? Në këtë rast, nëse unë jam një zyrtar i korruptuar, thjesht thyej pajisjen dhe u  rikthehem letrave, dokumenteve. Kështu që na duhen procedura të menduara dhe një plan shumë i mirë, për t’u marrë me mundësitë e dështimit të pajisjeve. Kemi një sfidë tjetër të madhe logjistike, në lidhje me zbatimin e vlerësimit të ditës së zgjedhjeve. Duhet të shpërndajmë pajisje të sofistikuara në çdo qendër votimi, t’i trajtojmë njerëzit në përdorimin e tyre, ndërsa më pas të garantojmë të gjitha përgjegjësitë e transferimit të të dhënave e të përgatitjes së tyre, që kjo të kryhet në mënyrën e duhur, me qëllim që sistemi të funksionojë ditën e zgjedhjeve”, pohoi ai. 

Mashtrimi në zgjedhje 
Eksperti i Këshillit të Evropës dhe kreu i seksionit të votimit nëpërmjet internetit, Tarvi Martens tha se me anë të teknologjisë ndodh mashtrimi në zgjedhje dhe ky mashtrim nuk kuptohet. “Gjëja kryesore që dua të theksoj është: zakonisht mashtrimi në zgjedhje ndodh, por nuk është e mundur që të vërtetohet se diçka ka ndodhur. Kjo mënyrë e mbledhjes së provave, pra fakti që votuesi ka shkuar në qendrën e votimit, fakti që atje ka ndodhur një veprim, është shumë e rëndësishme. Bazuar te kjo të shkojmë më tej në proces. Të gjithë që vijnë nga biznesi i teknologjive të reja të votimit nuk do t’ju thonë ndonjëherë që diçka mund të shkojë keq me pajisjet e tyre. Po, në të vërtetë ato pajisje kanë softwer-in pas. Si mund të kemi besim te ky softwer, në veçanti në momentin kur kemi pajisje në të gjitha qendrat e votimit? Kemi mijëra pajisje dhe nuk mund t’i verifikojmë të gjitha nëse kanë punuar ashtu siç duhet. Kjo është një pyetje e vështirë, kështu që do të na duhet një proces për t’i verifikuar këto. Gjithashtu, mund të kemi edhe gjëra, si për shembull “bomba kohore”, që makineritë janë të programuara në mënyrë të tillë që të punojnë keq në një kohë të caktuar. Në momentin që e testojmë funksionon siç duhet, por në të ardhmen nuk do të funksionojnë. Kjo është pyetja thelbësore pse nuk kemi besim tek teknologjia”, tha ai. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 12/08/2018 16:31

    Kur ne USA pati nderhyrje ne sistemin elektronik te zgjedhjeve, po tek ne ? USA eshte vendi numer nje ne bote per High tech . Kerkesa e PD eshte thjesht per alibi , pasi pas nje humbje tjeter mund te akuzojne mazhorancen per nderhyrje ne sistemin elektronik te zgjedhjeve . E vetmja rruge qe mund te minimizoj blerjen e votes mbetet depolitizimi i komisionereve zgjedhor dhe drejtimi i tyre nga jutidt te ndryshem , si avokst noter gjykates e tjer , sic veprohet ne BE

    Përgjigju
  • Latifi: 12/08/2018 13:58

    KETO JANE GENJESHTRA TE TIPIT RAMA-PALLA - VELIJA VOTIMI ELEKRONIK ESHTE E VETMJA GJE QE NUK KE NGJASA TE ABUZOSH

    Përgjigju
  • Babalja: 12/08/2018 11:07

    Dhuna eshte virtyti kryesor i shqupit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi