Gjuajnë në mënyrë të paligjshme sorkadhet dhe publikojnë fotot online, 6 të shoqëruar në Korçë

Gjuajnë në mënyrë të paligjshme sorkadhet dhe publikojnë fotot online, 6 të shoqëruar në Korçë

Sorkadhet e vrara nga gjuetarët në Kolonjë

KORÇË - Gjuajnë kafshë të egra në mënyrë të paligjshme dhe publikojnë në rrjetet sociale fotot e rënda të sorkadheve të vrara, shoqërohen nga policia gjashtë gjuetarë në Kolonjë. Masat e policisë erdhën pas fotove të publikuara në Facebook pak ditë më parë, ku në një zonë pyjore të Kolonjës shfaqen 6 persona me një automjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra sorkadhe të vrara. Fotot tronditëse shkaktuan edhe një reagim të fortë nga ana e opinionit publik, ndërsa u kërkua marrja e masave ligjore ndaj gjuetarëve të cilët kanë thyer edhe moratoriumin për gjuetinë.

Në një njoftim për mediat, Policia sqaron se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë, L.M, banues në fshatin Polenë, A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë. Policia ka bllokuar armët e gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve.

Armët e gjahut që iu sekuestruan gjuetarëve

Gjuetarët me dy sorkadhe të vrara në Kolonjë

Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej gjuetarëve. Policia e Korçës vijon më tej në njoftimin e shpërndarë për mediat se falenderon qytetarët për denoncimin e rastit dhe i fton ata të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Furkof: 19/10/2018 20:48

    Ishalla ashtu shkofshi si sorkadhet

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/10/2018 12:46

    Qelbësirat e m*tit fshatarë neandërtalë e vemje të pështira halesh. Hakmarrja e krijesave të gjora rëntë mbi fëmijët e fundërrinave, që te mos kemi ne te ardhmen fundërrina të tjera si prinderit e tyre funderrina.

    Përgjigju
    • Kafsha: 19/10/2018 22:10

      123, të kritikova sepse ashtu siç e kishe shkrujt komentin dukej sikur mbroje mbretërit dhe jo bythgrisurit. Prandaj mëso mirë sindaksën e gjuhës shqipe. Mos rri gjith ditën kafeneve por hap ndonjë libër gjuheje.

    • 123: 19/10/2018 16:35

      Ore Kafsha, se s'po te marrim vesh. Ne nje koment qe bera me poshte duke kritikuar gjahtaret dhe kete "sport" qe sport i thençin por eshte maskarallek e qelbsirllek, ti me kritikove. Tani lexoj qe dhe ti i kritikon vete gjahtaret. Lexo me me vemendje here tjeter!

  • ford: 19/10/2018 12:44

    dalin dhe fotografi, po per cfare mburren...per masakren qe kane bere !!! po pse jemi kaq idjot ne shqiptaret mer aman, por sa brekgrisu si puna ketyre e te tjereve , qe gjasme e kane hobi , gjasme e praktikojne si lloj sporti , ore ku kane lindur, me cfare jane ushyer, a kane tru keta njerez apo kane m.. ne koke....edhe pse dyshoj qe po te kishin kete te dytin nuk do e kishin bere kete masaker..barbare te ndyre

    Përgjigju
  • morris: 19/10/2018 11:53

    nje ore e me pare, ja befsjhin sic ja bene drereve....keta lloj njerezish tejkalojne dhe kafshet

    Përgjigju
  • 123: 19/10/2018 11:12

    Historikisht nje "sport" i praktikuar nga mbreterit dhe aristokratet, tek ne praktikohet ne shumicen e rasteve nga disa brekegrisur, barkderra te dhjamosur nga parazitizmi e jo nga mbingopja, e kryelarte jo nga mencuria por nga padituria, qe edhe postojne foto neper rrjetet sociale me celulare te blere me kursimet e bukes se gojes per muaj me rradhe, duke e ditur qe gjuetia eshte praktike e jashteligjshme. Ne keto raste sekuestrimi i armes dhe heqja e licenses eshte ndeshkimi me minimal qe mund ti japesh ketyre kafsheve me dy kembe!

    Përgjigju
    • Kafsha: 19/10/2018 13:13

      E çdo të thuash më këtë ti injorant ? Mbreterit, aristokratet, brekegrisurit dhe ti, po njesoj jeni, injorantë!

  • vjeshta: 19/10/2018 11:03

    Mirë tu bëhet, injorantë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap