Vrapuesit dhe Vëllazëria Ungjillore mbjellin pemë, Veliaj: Kemi dyfishuar hapësirat e Liqenit.

Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës, Parku i Liqenit Artificial po shton edhe sipërfaqet e gjelbra, duke rehabilituar bimësinë e dëmtuar për shkak të mosvënies dorë prej shumë vitesh. Nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan sot edhe një grup vrapuesish dhe sportistësh, të cilët bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbollën fidanë të rinj duke kontribuar për më shumë hijeshi dhe oksigjen.

Kryebashkiaku tha se ka një pafundësi qytetarësh në çdo cep të Tiranës që i janë bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve, ndërkohë që lista e pritjes e atyre që duan të lënë një gjurmë në qytetin e tyre është jashtëzakonisht e madhe.

Bëmë shumë mirë që e shtuam me një muaj aksionin sepse vetëm lista e pritjes e gjithë subjekteve që donin të dhuronin ishte jashtëzakonisht e madhe. Kështu, pse të mos u japim mundësinë të gjithëve t’i japin mbrapsht bujarinë qytetit të tyre. Ne punojmë të gjithë në punë të ndryshme, por një gjë që na bashkon është dashuria për vrapin, për sportin, për maratonën, për natyrën dhe për aktivitetet sportive.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Si një nga frekuentueset më të rregullta të Parkut të Liqenit Artificial për të vrapuar, Zv. ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Albana Shkurta, përgëzoi Bashkinë e Tiranës për ndërmarrjen e këtyre nismave në dobi të komunitetit, ndërsa theksoi se tashmë ky Park është kthyer në një destinacion për të gjithë.

Na bashkon dëshira për vrapin dhe dëshira për të qenë jashtë në natyrë dhe për të shijuar këto terrene të reja, për të kontribuuar edhe ne sadopak. Keto janë lekët e shpenzuara më mirë për të pasur pemët tona këtu, qe sa herë të kalojmë ketëj për vrap, e dimë që kemi destinacionin tonë këtu. Është një iniciativë e mrekullueshme dhe jam shumë e gëzuar që iu bashkuam kësaj iniciative.

 Zv. Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë,  Albana Shkurta.

Aksionit iu bashkua edhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, që me rastin e Pashkëve, festës së ringjalljes së shpresës, zgjodhi ta kremtojë këtë festë duke i dhuruar qytetit pemë të reja. Veliaj falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tani dhe ftoi që pjesë e kësaj iniciative të bëhen edhe ata të cilët ende nuk kanë mundur deri më tani.

Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot besimtarë dhe në prag të Pashkës bënë një dhuratë për qytetin dhe me fabulën e ringjalljes së Krishtit, besoj që edhe ringjallja e jetës dhe natyrës në Tiranë në këtë pranverë të re, shkojnë në mënyrë perfekte. Shumë mirënjohës të gjithëve dhe dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, deri në datën 22 prill kemi kohë, që është Dita e Tokës, për të bërë mbjellje në çerdhe, në kopsht, në shkollë, në punë, në komunitet dhe kudo tjetër.

Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi edhe ecurinë e punimeve për rrugicat, pistat e vrapimit, si dhe të korsisë për biçikleta. Të gjithë ata që preferojnë ecjen dhe vrapin në natyrë, si dhe të apasionuarit pas biçikletave, kanë tashmë në dispozicion pista të mirëfillta për aktivitetet e tyre pranë natyrës dhe freskisë së liqenit. Veliaj deklaroi se korsitë e vrapimit për qytetarët që duan të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe aktive janë dyfishuar.

Sot liqeni ka dyfishuar korsitë e vrapimit, ndërkohë që ka një korsi totalisht të re të biçikletave. Janë ndërprerë shtigjet ku më përpara hynin makinat, kështu që makinat kanë një by pass dhe ndërkohë shumë shpejt, me vendosjen e tapeteve të fundit, me vendosjen e ndriçimit dhe me gjithë këtë fushatë të mbjelljeve, do të kemi dyfishuar hapësirën e fituar të liqenit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

E cilësoi si një nga proceset më delikate për shkak të lirimit të hapësirave që ishin zënë padrejtësisht e që tashmë u janë rikthyer qytetarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret