Vrasja e Artan Cukut, ja kush është bashkëpunëtori i killerit me pagesë
29 vjeçari nga Berati dyshohet si bashkëpunëtor i Mikel Shallarit në vrasjen e komisarit të policisë.
I kerkuari si bashkepunetor ne vrasjen e Artan Cukut, Kristaq Leci
Report Tv mëson detaje të reja nga grupi hetimor i ngjarjes lidhur me vrasjen e komisarit Artan Cuku.
Personi i shpallur në kërkim është Kristaq Leci, 29 vjeç, tashmë ka edhe një fytyrë.
Report TV siguron foton ekskluzive të Lecit, nga qyteti i Beratit, që dyshohet si bashkëpunëtor i ekzekutorit Mikel Shallarit.
Ky i fundit dyshohet se është vrasësi me pagesë i Artan Cukut, vrasje që dyshohet se është porositur nga Bledar Jambeli.
Kristaq Leci, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Artan Cukut
Bledar Jambelli, personi që konsiderohet nga prokuroria si njeriu që ka urdhëruar ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku, ka marrë pafajësi nga gjykata e Vlorës dhe Apeli, duke u liruar nga qelia e akuzat për dy vrasje.
Bledar jambelli (majtas) porositësi i vrasjes dhe komisari Artan Cuku, i ekzekutuar nga Mikel Shallari
38-vjeçari pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Bledar Jambelli foton e siguruar nga Report Tv e ka bërë vetëm pak muaj para vrasjes së kryekomisarit, ndërkohë që mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.
Mikel Shallari, vrasësi i Artan Cukut, në gjykatë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2136
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim
19 Prill, 22:54
-
VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna
19 Prill, 22:50
-
Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)
19 Prill, 22:42
-
Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit
19 Prill, 22:41
-
Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite
19 Prill, 22:19
-
CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939
19 Prill, 22:14
-
'Të vdektë fëmija në bark nëse je shtatzënë', Sara e prekur nga komentet e rënda
19 Prill, 22:12
-
Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale
19 Prill, 21:59
-
I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë
19 Prill, 21:45
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative
19 Prill, 21:43
-
2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto
19 Prill, 21:35
-
Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit
19 Prill, 21:25