Vrasja e Devi Kasmit, Krimet e Rënda shtyjnë seancën për grekun

Vrasja e Devi Kasmit, Krimet e Rënda shtyjnë seancën për grekun

Viktima Devi Kasmi dhe greku Efthymiou Efthymious

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancë gjyqësore për shtetasin grek, Efthymiou Efthymious, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit. Greku Efthymious ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Nga ana tjetër, Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën, për shkak të mungesës së avokatëve, duke vendosur që seanca e radhës të kryhet më 2 maj. Efthymiou Efthymious u arrestua më 29 janar të këtij viti në kryeqytetin shqiptar, pasi akuzohet si vrasësi me pagesë i shtetasit Devi Kasmi.

Sipas Prokurorisë, ish-efektivi i forcave policore greke dyshohet se bashkëpunuar me shtetasit Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Mario Meshini për kryerjen e krimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin