Prokuroria vendos për trupin e Kaçifas, nesër do të tërhiqet nga avokati i tij

TIRANË- Prokuria e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu. Së bashku me trupin, avokatit të 35-vjeçarit, Efthimios Navridis, do t'i dorëzohet edhe një kopje Institutit të Mjekësisë Ligjore për t'ua dorëzuar më pas familjarëve.

Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e nesërme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij. Për këtë arsye, në zonë do të ketë prani të shtuar të policisë për të shmangur çdo incident apo tension edhe të importuar nga grupe ekstremiste apo radikale që do të vinë nga jashtë.

Ditën e djeshme në kishën e Bularatit u zhvillua një meshë për Kaçifas, e pranishme në meshë ishte edhe Vasilia Kaçifa, e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Nëna e 35-vjeçarit është shprehur se djali i saj do të mbetet hero, pasi e donte Vorio Epirin.

Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin.

Nëna e Kostandinos Kacifas

Trupi i Kaçifas, u kërkua nga i ati i tij tre ditë pas vdekjes pasi hoqën dorë nga ekspertiza paralele mbi çështjen. Kërkesa e bërë nga i ati, Jani u dorëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kaçifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por avokati i familjes, i cili e pa trupin u shpreh se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Aktualisht trupi i Kaçifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes nga hetimet e kryera në Gjirokastër. Trupi i riut u kqyr edhe nga autoritetet greke, të cilat u kërkuan nga vetë familja. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon