Vrasja e gazetarit saudit, Erdogan: Urdhri për vrasjen e Khashoggit erdhi nga krerët e qeverisë

Vrasja e gazetarit saudit, Erdogan: Urdhri për vrasjen e Khashoggit erdhi nga krerët e qeverisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Urdhri për vrasjen e gazetarit saudit, njëherazi kritik i ashpër i regjimit, Jamal Khashoggi, ka ardhur nga “nivelet më të larta” të qeverisë së Rijadit. Kjo është akuza më e fortë e lëshuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, këtë të premte, gjatë një shkrimi në “Washington Post”.

“Ne e dimë se autorët e krimit janë mes 18 të dyshuarve të burgosur në Arabinë Saudite. Ne dimë gjithashtu se ata individë erdhën të përmbushnin urdhrat e tyre: vrisni Khashoggin dhe ikni”, shkruan Erdogan.

“Më në fund, ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggin erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite”, është shprehur Erdogan.

Erdogan shtoi se ai “nuk do të donte ta besonte” se Mbreti saudit Salman ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit, i cili mbeti i vrarë brenda Konsullatës arabe në Stamboll, më 2 tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë