Vrasja e Kaçifas, Mitsotakis: Rrethana janë të paqarta por të dyja palët të frenohen me deklaratat

Vrasja e Kaçifas, Mitsotakis: Rrethana janë të paqarta por të dyja palët të frenohen me deklaratat

Kyriakos Mitsotakis 

Kreu i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për gazetën serbe "POLITIKA" ka folur mbi vrasjen e ekstremistit grek në Bularat, Konstandinos Kaçifas.

Mitsotakis  u shpreh se deklaratat mbi vrasjen e Kaçifas duhet të shmangen nga të dyja vendet pasi mund të vënë në rrezik marrëdhëniet e të ardhmes.

Vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta që autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë. Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Të mos përkeqsohen marrëdhëniet tona nga deklarata dhe veprime të tilla.

Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë Demokracia e Re

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari u përcoll drejt banesës së fundit  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor u parapri nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe u shoqërua me thirrje: "Kaçifas, je i pavdekshëm"! 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mico: 15/11/2018 03:01

    Po hajde edhe ti si ai, e besoj do i sqarosh situatat!

    Përgjigju
  • Proka: 13/11/2018 13:42

    Tani po kerkoni mbeshtetje nga cetniket shkije ore,terroristin me uniforme greke te ushtruar nga ju dhe arme nuk mund ta mbroje askush. Plani juaj ekstremist deshtoi,e futet ne front pa mbrojtje,i premtuat terheqje sa te bie terri me njesi komando greke por nuk ua mbajti b...tha te hyni ne territorin Shqiptare pasi aty ishte RENEA,kjo eshte e tera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale