Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, Prokuroria ndryshon mendje: Të arrestohen 3 të liruarit

Prokuroria e Tiranës ndryshon mendje për akuzën ndaj 4 të rinjve të ndaluar për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrik 2017. Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzë vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.

Tre të rinjtë që ishin me akuzë "moskallëzim krimi" u lanë të lirë, ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo. Ndaj këtij prokurori u bënë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i kaluar prokurorit Gjergji Tako.

Këtë martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga "moskallëzim krimi" në "bashkëpunëtor në vrasje" sëbashku me Devi Bitrajn. Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit Dinamo ndërsa të rintjë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.

Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër dhe kritikuan sistemin e drejtësisë si të korruptuar. Ndërkohë që nëna e Marvin Mihalit, në një postim në “Fb” shkruan se tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush.

…O zot çfarë tmerri. Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”- shkruan në FB, Mira Mihali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 22/05/2018 19:10

    Po ky prokuror maskara tallet me ndjenjen e pronderve qe varrosen djalin ne lulen e rinise? Po sikur te jene larguar ata ku do i gjej? Apo do coj te birin e tij brenda ne vend te tyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK