Vrasja e Oliver Ivanoviç, shoqërohet në polici sekretarja e tij

Vrasja e Oliver Ivanoviç, shoqërohet në polici sekretarja e tij

Politikani serb Oliver Ivanoviç, ceremonia mortore e tij, vendi ku u gjet i vrarë

Sekretarja e Iniciativës Qytetare ‘SDP’, Silvana Arsoviq është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për vrasjen e eprorit të saj, Oliver Ivanoviç.

Sipas medias kosovare ‘Express’, Arsoviq është marrë sot para orës 11:00, nga zyrat e Iniciativës Qytetare 'SDP’ në veri të Mitrovicës. Shoqërimi i saj në komisariat është konfirmuar nga zëvendës kryetarja e Iniciativës, Ksenija Bozhoviq.

“Dy persona civilë kanë ardhur sot në zyrat tona dhe kanë kërkuar që Silvana të shkojë me ta në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, për të plotësuar deklaratën e saj rreth vrasjes së Oliverit. Ajo nuk është marrë në pyetje fare në veri, por është dërguar drejt në Prishtinë. Vërtetë nuk di çka po ndodh dhe çka ka pasur për të plotësuar në deklaratën e saj, kur Silvana tre herë ka dhënë deklaratë para prokurorit special për vrasjen e Oliverit”, ka komentuar Bozhoviq.

Po sipas të njëjtës media, ‘Kosova Press’ ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë, Baki Kelani, për informacione të mëtejshme, por ky i fundit përmes një SMS është përgjigjur shkurtimisht, duke thënë: “Kur të marrim ndonjë informatë do ju njoftojmë”.

Politikani serb, Oliver Ivanoviç u qëllua përpara selisë së tij në Mitrovicë më datë 16 janar. Për vrasjen e udhëheqësit të nismës qytetare 'Liri, Demokraci, Drejtësi' janë lënë në burg për një afat kohor prej 30 ditësh 3 serbë, dy prej të cilëve rezultojnë pjesë e Policisë së Kosovës. Mediat kosovare raportuan më datë 24 nëntor se 3 të dyshuarit janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e premte në veriun e Mitrovicës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)