POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasja e shqiptarëve në Greqi, Athina i përgjigjet Tiranës: Rastet janë zbardhur, dënojmë aktet kriminale dhe ekstremiste

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me vrasjen e 4 shqiptarëve gjatë javëve të fundit në shtetin fqinj. Reagimi i Ministrisë greke vjen pas deklaratës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë (lexo këtu), ku i bëhej thirrje Athinës të frenonte aktet ekstremiste të cilat po merrnin jetë njerëzish të pafajshëm që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë në Greqi. Ministria e Jashtme greke thotë se rastet e theksuara nga Tirana zyrtare janë trajtuar dhe hetuar në mënyrë efektive siç e parashikon ligji. 

"Greqia është një vend europian ku sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente kanë trajtuar menjëherë rastet e raportuara nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat janë hetuar dhe zbardhur tashmë, siç edhe është përmendur në një njoftim përkatës nga Policia greke" ,tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Gennimatas në përgjigje të një pyetje lidhur me reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare për vrasjen e 18-vjeçarit Marios Isak në Kavalla. 

Ndërsa deklarata shton më tej: "Autoritetet greke janë të vendosura për të luftuar krimin dhe njëkohësisht përsërisimin qëndrimin tonë për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe racizimit, të cilat mund të kushtojnë edhe jetë njerëzore"

Lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit shqiptar, Marios Isak, mediat greke raportojnë se një shok i tij, gjithashtu shqiptar, ka pranuar autorësinë e vrasjes. Ai mësohet të jetë shprehur në polici gjatë marrjes në pyetje se e ka vrarë gabimisht bashkëmoshatarin e tij teksa po debatonin gjatë rrugës për në shtëpi pasi kishin dalë nga një bar kafe në qytetin Kavalla. 

Marios është shqiptari i katërt që vritet në Greqi gjatë tre javëve të fundit. Pak ditë më parë u vra Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri me policinë greke në tentativë për të trafikuar drogë drejt Greqisë. Më pas ishte Petrit Zifle që u ekzekutua në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë pas një debati me të për minoritarin Konstandin Kaçifas që u vra në Gjirokastër, ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë, shkaqet e vdekjes të të cilit ende nuk dihen.

l.q.
Komento

Komente

  • KLK: 05/12/2018 22:51

    Te marri emrat e ekstremistave kjo e ashtuquajtura mepj shqiptare dhe ti rrasi ne interpol. Psi ti kapi, ti kalbi ne burg. Sa fut nenot qe shesin ne rruget e tiranes se nuk kane leke pensioni, te paketoje burgjet shqiptare me terroriste greke. Per pseudo mepj tone...i diskutoni dot keto gjera me gerrqine? Cfare masash po merr gerrqia qe te asgjesoje ekstremizmin terrorist ne vendin e saj? Cfare masash po merr gerrqia qe etnia shqiptare te mos bjere me pre e terrorizmit ekstrem pseudo nacionalist dhe genjeshtaro helen grek? Cfare masash po merr gerrqia per neutralizimin e genjeshtres?

    Përgjigju