POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasja e shqiptarit në Korfuz, reagim i fortë i deputetes greke: Edhe sa emigrantë do vajtojmë si viktima të racizmit?

Fotini Vaki, deputete e SYRIZA në Korfuz

Vrasja e 63-vjeçarit nga Berati, Petrit Ziflle, në Korfuz nga një shtetas grek i identifikuar si Dhimitris Kuris, i cili thuhet se është pjesë e ekstremistëve të "Agimit të Artë", ka sjellë një sërë reagimesh edhe brenda politikës greke. Ngjarja ndodhi në 26 nëntor pasi shqiptari dhe greku kishin debatuar me njëri-tjetrin për Konstandin Kaçifën si dhe ishin përleshur edhe fizikisht. Ndërsa më pas greku Kuris i ka bërë pritë me armë zjarri shqiptarit duke e ekzekutuar. Në vazhdën e reagimeve që ka sjellë kjo ngjarje është edhe ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, e cila shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit grek, ndërsa ka mbajtur qëndrim të fortë.

Me fjalë mjaft prekëse, deputetja greke shprehet se 63-vjeçari shqiptar ishte në Greqi për të punuar tokën, ndërsa ra pre e dorës vdekjeprurëse të një personi të ushqyer nga fryma naziste dhe fashiste.  

Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme? Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit? Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’? Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës.  Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin.

Fotini Vaki, deputete e SYRIZA-s në Korfuz

Me të njëjtën forcë e dënon edhe partia e saj SYRIZA vrasjen e shqiptarit, ndërsa kërkon luftë të vazhdueshme e të fortë kundër racizmit.

Vrasja brutale në Lefkimi të Korfuzit e punëtorit 63-vjeçar Petrit Zifle ishte një krim racist nga një anëtar i Agimit të Artë, rast për të cilin duhet të jepet menjëherë drejtësi.  Konfirmohet në mënyrën më tragjike, edhe një herë, se organizata kriminale mbjell urrejtje, duke armatosur dorën e njerëzve kundër njerëzve. Ky rast na kujton, megjithatë, përgjegjësinë e të gjithëve ne për të forcuar luftën kundër racizmit dhe nacionalizmit dhe atyre që kultivojnë intolerancën në shoqërinë greke. Dhe sigurisht dënimi i urrejtjes raciste dhe nacionaliste nuk duhet të bëhet me gjysmë fjalë dhe pas ngjarjeve, por të shoqërohet me luftë të vazhdueshme dhe të përditshme kundër manifestimeve të saj”, – shkruhet në njoftimin e fundit të SYRIZA.

Sipas mediave greke konflikti mes shqiptarit dhe grekut nisi në një lokal në Korfuz për vrasjen e Kostandinis Kacifas në Gjirokastër në tetor (lexo këtu). Sherri me sharje dhe fyerje raciste agravoi në përplasje fizike, ndërsa ndërhynë klientët e tjerë të lokalit për t’i ndarë. Por 44-vjeçari grek pas ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe e ka pritur shqiptarin në momentin teksa po kalonte kur e ka qëlluar për vdekje. Pas vrasjes ai e hodhi trupin e shqiptarit në një kanal për të humbur gjurmët.

Në nëntor përveç Zifles, mbeti i vrarë në Greqi edhe Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia, pasi u kap në tentativa për të drogë. Ndërsa po në nëntor një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.

l.q.
Komento

Komente

  • Fredi: 05/12/2018 21:15

    U hap barku këtyre për emigrantët... Kjo është si puna e asaj gjeje që në të fshehtë bëjmë punën tonë ndërsa publikisht dalim me deklarata në ndihmë të të huajve për ti treguar botes se ja, ne jemi perparimtarë dhe i mbrojme të huajt dhe i duam dhe jo ashtu siç na ka dalë nami që i dhunojmë. Pra, deklarata të tilla të kujtojnë Kalin e Trojës!

    Përgjigju
  • Ertian: 05/12/2018 14:53

    Mbas kaq shume ngjarjesh te renda, shteti shqiptar hesht, kjo eshte e llahtarshme. Dikujt ndoshta i intereson lufta, dikujt ndoshta vrasja e shqiptareve i duket loder, po shqiptaret ku jane? Nese mbureni lart e poshte vend e pavend se jeni qyretare europiane, Po genjeni veten. Fakti qe verteton kete eshte reagimi zero kur humb jeta e nje te riu 18 vjet, apo aq me keq jeta e nje babai per motive raciste. Mesa duket shprehja me e bukur qe tregon nivelin e kesaj palo shoqerie eshte:” larg b***s time”.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 05/12/2018 16:14

      Fiks. S'i duhemi gje askujt.

  • Alvanos: 05/12/2018 10:12

    Kjo nuk ishte nje vrasje racizmi, por nje vrasje nacionalizmi. Te atij nacionalizimit grek qe mundoheni te fshehni ne çdo lloje menyre, por qe s'po ia arrini pasi jeni te tejzhytur ne te. Ishte nje vrasje nacionalizmi qe u munduat t'ia linit shqiptareve me rastin e neutralizimit nga forcat policore te nje terroristi, pjestar i agimit te arte.

    Përgjigju
  • Toni: 05/12/2018 10:02

    Turp Evropes si e pranon akoma nje komb kaq rracist ne mendime dhe ne veprime.

    Përgjigju
    • Alvanos: 05/12/2018 10:14

      I turremi fort Europes. Por Europa gjithmone ka qene e tille me shqiptaret: rraciste dhe e padrejte. Duhet te mesojme te ecim me kembet tona vellezer shqiptare. S'na shpeton kush perveç vetes.

  • Proka: 04/12/2018 23:19

    Ne kete vrasje ka gisht sherbimi sekret greke. Agimi i Arte eshte organizate ekstremiste greke, me e keqja eshte se i lejohet dhe ndihmohet nga shteti greke cdo veprim dhe nuk i pengohet aktiviteti kriminal.

    Përgjigju
  • Mosmbajtja e pergjegjesise penale: 04/12/2018 22:21

    “Bashkebisedimi” me pjestare, adhurues, ndjekes, ndihmues dhe b*thlepires te agimit arap nuk duhet te kene pergjegjesi penale dhe duhet te kete ndihmese dhe imunitet per Shqiptarin!

    Përgjigju