Vrasja e shqiptarit në Spanjë, zbulohen prova të reja, autorët drejt identifikimit

Vrasja e shqiptarit në Spanjë, zbulohen prova të reja, autorët drejt identifikimit

Policia spanjolle në vendin ku u vra shqiptari

Fatmir A., 43-vjeç u ekzekutua me armë zjarri në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë të Spanjës mesnatën e 5 shtatorit. Ai u qëllua nga një person i paidentifikuar i cili ndodhej në një automjet me ngjyrë të zezë, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë. Shqiptari ka qenë i dënuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008, për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit. 

Kur kanë kaluar një javë nga kjo ngjarje, autoritetet spanjolle kanë gjetur prova të reja të cilat mund të çojnë në zbardhjen e krimit. Gazeta lokakle “Diari de Tarragona” shkruan se një makinë e djegur e gjetur nën urën “Riudecanyes”.

Sipas hetimeve, rezulton se është e njëjta e përdorur në vrasjen e shqiptarit në lagjen “Carrilet Reus“, në provincën e Terragonës në Katalonjë. Dyshimet e hetuesve janë se pas krimit, autoret i kanë vënë flakën makinës poshtë urës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse kanë përdorur një tjetër makinë për të vijuar arratinë. Brenda makinës së djegur është gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë e cila mendohet se është përdorur në vrasjen e 43-vjeçarit. Hetuesit po kërkojnë prova brenda automjetit që mund t'i çojnë ata drejt identifikimit të autorëve.

Pistoleta është duke u analizuar në departamentin e balistikës për të zbuluar nëse është përdorur në vrasjen e shqiptarit. Zjarri në makinë mund të ketë eliminuar çdo gjurmë të autorëve, megjithëse ky zbulim mund të jetë çelësi i parë drejt zgjidhjes së çështjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit