Vrasja me pagesë e Artan Cukut, autori i shpëton burgut përjetë

Vrasja me pagesë e Artan Cukut, autori i shpëton burgut përjetë

Artan Cuku dhe ekzekutori i tij Mikel Shallari

I riu nga Kuçova Mikel Shallari nën akuzë për vrasjen e ish kryepolicit Artan Cuku nuk do të dënohet përjetësisht me burg edhe pse ka pranuar ekzekutimin e Cukut.

Dosja e tij këtë të hënë i është dërguar gjykatës së Krimeve të Rënda për ta gjykuar, ndërsa statusi i bashkëpunëtorit me drejtësinë ka bërë që Shallari t’i shpëtojë burgimit përjetë.

Prokurori Enrik Ligori ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar çështjen për gjykim së bashku me dëshminë e Shallarit ku ai pranon se ka kryer vrasjen për llogari të shtetasit Bledar Jambelli.

Cuku u vra vitin e kaluar ndërsa shkak dyshohet një hakmarrje që Jambelli kishtë ndaj Cukut pasi kur ishte drejtor policie në Vlorë, Artan Cuku e kishte arrestuar atë për një seri vrasjesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhaferri: 21/05/2018 23:35

    KY ESHTE NJE LAJM I MIRE PER VRASESIT ME PAGESE FAIN E KA DORDOLECJA EED RAMES AI DUHET TE KALBEJ NE QELI TURP PER DREJTESINE NDOSHTA DIKUSHI DO VERE DOREN NE ZEMER PER TANIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet