Vrasja në Bllok, shpallet në kërkim miku i të dashurit të këngëtares Elvana Gjata (EMRI+Detaje)

Vrasja në Bllok, shpallet në kërkim miku i të dashurit të këngëtares Elvana Gjata (EMRI+Detaje)

REPORT TV mëson se për vrasjen në ish-Bllok në datë 4 tetor është shpallur në kërkim edhe një tjetër person. Ai është Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, i cili është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe që ndodhet në kërkim nga policia. Burime policore i thanë Report Tv se, Boshnjaku është shpallur në kërkim, pasi grupi hetimor ka zbuluar se ai ka qenë pjesë e konfliktit fizik në lokalin ‘Monopol’ përpara se të ndodhte përplasja me armë zjarri.

Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të Boshnjakut, po sipas burimeve nga policia janë edhe dy persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në lokal në momentin e përplasjes, por që ende nuk janë identifikuar. Grupi hetimor po punon për të identifikuar se kush janë dy personat e tjerë që kanë qenë të pranishëm dhe që janë përfshirë në konflikt.

Nga ngjarja në ish-Bllok në lokalin në pronësi të Redi Popescut mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj me Elio Haton. Viktima ishte truprojë i Martinajt. Në kërkim janë autori i vrasjes, komandoja Meviol Bilo, biznesmeni Ervin Mata, Fabio Allushi dhe së fundmi është lëshuar fletë arresti për Ajaks Boshnjakun. Ndërsa të arrestuar deri tani janë Ervis Martinaj, Elio Hato dhe Geldo Hoti. Për Martinajn gjykata vendosi masën e sigurisë 30 ditë burg, të cilën edhe apeli e la në fuqi, ndërsa për pronari i lokalit Redi Popescu ndodhet në arrest shtëpie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023