POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasja në ish-Bllok/ Gazetari Artan Hoxha: Martinajn e duan me çdo kusht në burg, përplasja e grupeve e ka zanafillën në Holandë

I ftuar në studion e ’45 minuta’ gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka folur për vrasjen e 4 tetorit në ish-Bllok. Gazetari ka thënë se për vrasjen në ish-Bllok ka patur negociata me komandon e shpallur në kërkim, Merviol Bilo, por pa sukses.

Hoxha tha se ka shumë të interesuar që biznesmeni Ervis Martinaj të qëndrojë brenda në burg, dhe kjo sipas tij shihet nga hetimet.

Nga njëra palë nuk ka persona të arrestuar. Po shikohet që të rëndohet situata ku ndodhet Ervis Martinaj. Për Forcat Speciale të Ushtrisë, atë që e kemi cilësuar si ‘komando’, ata kanë qenë në zona lufte direkt, janë kryesisht trupa të përballura me konflikte. Është tentuar që të synohet një dorëzim që t’i bëhet favor gjatë procesit. Palët janë përpjekur të mbrojnë familjarët e tyre. Historia nuk u mbyll në 4 tetor, në 4 tetor filloi. Është parë një angazhim i madh i prokurorisë. Është zbërthyer telefoni i Martinajt. Po bëhet pengimi i daljes së tij nga burgu.

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

Gazetari ka folur edhe për Eldi Dizdarin, kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i konteinerit që u kap në fillim të vitit me 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, emër që tashmë është përfshirë në hetime pasi dyshohet se është konfliktuar me Ervin Matën para lokalit. Hoxha tha se zanafilla e përplasjes mes këtyre grupeve ka nisur në Holandë.

Ka një tjetër çshtje që është ajsberg. S’kemi asnjë hetim. Ka një personazh të ri në këtë ngjarje, është një personazh me background, Eldi Dizdari. Nuk është pa histori. Janë histori që njihet për trafikun e narkotikëve të fortë. Njësoj si në Vlorë, që janë të njëjtët që vijnë nga Belgjika. Përplasen më pas këtu në Shqipëri. Zanafilla e përplasjes mes këtyre grupeve ka filluar në Holandë. Kjo dëshmon që ngjarja nuk është rastësore. S’është histori banale. Ka një përfshirë të agjencive ligjzbatuese. Është përfshirë ambasada Amerikane që përmend emrin e Martinajt. Ndërhyrja e ambasadës është që të gjithë ata që po merren me këtë histori, prokurorët dhe gjyqtarët janë nën monitorim.

Artan Hoxha, gazetari i Report Tv

Gazetari tha se deklaratat e ambasadës amerikane për Martinajn tregojnë se ka një interes që ngjarja në ish-Bllok të zbardhet.

"Ata s’e kanë hequr emrin e Tahirit që kur e kanë përfshirë. Mbaruan punë me Shullazin, tani është Tahiri. Deklaratat e ambasadës përfundojnë me Kush e ka radhën? Duket se pyetjet janë retorike, se ata e vendosin vetë kush e ka. Të zbardhet vrasja ne bllok. Ka shumë të interesuar që Ervis Martinaj që ai të mbetet në burg. Nga ana tjetër vijon hetimi për çfarë ka ndodhur."-tha Hoxha.

f.g./r.k.
Komento

Komente

  • Loku: 03/12/2018 01:28

    Ky ervisi osht ushtari i shullazit

    Përgjigju