Vrasja në Kamëz, Caka: Në Shqipëri ndodhin mesatarisht 15 vjedhje në ditë

Vrasja në Kamëz, Caka: Në Shqipëri ndodhin mesatarisht 15 vjedhje në ditë

Gazetari Dricim Caka

Në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv të drejtuar nga gazetari Denis Minga mbrëmjen e sotme ishin ngjarjet kriminale, grabitja e pronave dhe vettingu.

Referuar ngjarjes së fundit, grabitjes që përfundoi me vrasje në Kamëz, gazetari i Report Tv, Driçim Caka u shpreh se në Shqipëri ndodhin mesatarisht 15 vjedhje në ditë.

Caka tha se autorët u kapën, pasi u kthyen te vendi i krimit duke rënë në kurthin e policisë, ndërsa shtoi se në market në momentin e grabitjes në arkë ishin vetëm 9500 lekë.

15 vjedhje ne dite ndodhin mesatarisht në Shqipëri. Pjesë më e madhe e qytetarëve nuk i denoncojne. Edhe në këtë ngjarje nëse nuk do të kishte të shtëna dhe mund të mos ishte denoncuar nga familja.  Janë dy grupe kriminale një në Fushë Krujë dhe një në Tiranë, por këta janë më të rrezikshmit se të vrasin, nuk janë si profesionistët.

Gazetari Driçim Caka

E ndërsa njëri nga autorët dyshohet se është përdorues droge, gazetari Ferdinand Dervishi thotë se shoqëria shqiptare është në depresion.

Jemi një shoqëri në depresion, ka shumë të rinj që ngrysin ditën pa një të ardhme. Dëgjojnë për pasurimin e shokëve të tyre, por vetë nuk kanë, jemi përpara një thyerje të madhe, kjo e nxit njeriun të kryejë veprime kaq të guximshme. Shkaku kryesor është varfëria.

Gazetari Ferdinand Dervishi

Ndërsa për gazetarin Poli Hoxha, policia nuk i ka vlerësuar rastet e grabitjeve.

Ata kanë qenë në atë fazë që kanë rrëmbyer edhe patetinat kur po iknin, policia nuk i ka vlerësuar si duhet këto raste. 70% e vjedhjes së banesave nuk përfundojnë në vrasje apo plagosje.

Gazetari Poli Hoxha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 28/04/2018 02:13

    Ska pune detyrimsht do vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë