Vrasja në Lushnje, fermeri po kthehej nga vëllai, u qëllua tek porta (Pistat)

LUSHNJE-Zbardhen detaje të reja për 48 vjeçarin që u vra mbrëmjen e së martës teksa po shkonte në shtëpinë e tij në fshatin Shegas. Ngjarja ka ndodhur në  orën 21:30 teksa Qemal Halla kthehej pasi kishte qenë për të pirë kafe në lokalin e të vëllait në fshat. 48 vjecari Halla, ish-kryeplak i fshatit Shegas është ekzekutuar me një plumb në kokë nga një person ende i paidentifikuar. Në lidhje me ngjarjen policia ka ngritur disa postblloqe në disa rrugë të zonës.

Pas ngjarjes viktima është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes, ndërsa policia është drejtuar për tek familjarët duke pyetur rreth ngjarjes nëse ata kishin ndonjë dijeni. Mësohet se Qemal Halla jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, pasi djali i tyre i vetëm jeton në Greqi.

Ndërkohë të afërmit e viktimës shprehen se Qemali nuk ka shfaqur ndonjë problem për të dyshuar në lidhje me ndonjë problem që mund të kishte. Ata thonë se gjatë gjithë kohës ka qenë i qetë. Policia ende nuk ka asnjë pistë zyrtare hetimi për ngjarjen,  ndërsa janë marrë në pyetje rreth 23 persona, megjithatë nuk ka asnjë person të ndaluar.

Dyshohet se një nga pistat mund të jetë një çështje pronësie dhe konkurrence pasi viktima është prodhues i fidanëve të ullirit, por nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë grabitje të mundshme. Halla është ekzekutuar me kallashnikov ndërsa një plumb e ka kapur në kokë teksa kishte zbritur nga automjeti tij për të hapur portën e oborrit dhe të parkonte makinën në shtëpi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona