Vrasja në Kamëz, oferta boshe e policisë, jep 5 mln lekë, por asnjë identikit të autorëve

Kur kanë kaluar mbi 12 orë nga tentativa e grabitjes në Kamëz që përfundoi në tragjedi për familjen Buci, Policia e Shtetit ka një ofertë për këdo qytetar që jep informacion për autorët. Oferta është 5 milionë lekë, por kjo ofertë e pa shoqëruar me një identikit apo foto të autorëve qoftë dhe të kamufluar me kapele bëhet e pavlefshme.

Dy të rinjtë e dyshuar si pjesë e kësaj grabitje janë ende në kërkim dhe të paidentifikuar dhe pse për llogari të këtij hetimi janë shoqëruar mbi 10-tra të rinj. Rastet kur policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe ka dhënë si identikit, foto apo pamje janë të shumta si dhe rastet kur në mënyrë të pakuptimtë këto pamje s’jepen.

Eduart Budini ishte një grabitës i identifikuar nga qytetarët falë pamjeve filmike. Ai grabiste taksitë në Tiranë dhe u arrestua. Mikel Shallari ishte një pamje filmike e shpërndarë nga policia dhe rrobat e tij u gjetën në një kosh mbeturinash pranë postës numër 8, nga ku edhe zbuloi më pas vrasësin e Cukut.

Ndërsa për ngjarjen e Kamzës policia jep shpërblim, por fsheh idetikitin dhe pamjet, duke bërë që nëse qytetarët do duan të ndihmojnë për të identifikuar keqbërësit dhe pse mund t’i kenë në kafene, autobus, rrugë, apo kudo mes nesh s’do munden t’i dallojnë.

ReportTv ka kontaktuar prej mbrëmjes së djeshme me Policinë e Shtetit dhe drejtuesit e saj, ndërsa nga ta përgjigja ka qenë e vendos prokurori. Pas kësaj, interesimi ka vazhduar dhe në Prokurorinë e Tiranës, ku sipas akuzës ata ende nuk i kanë këto materiale dhe është policia ajo që vendos. 

Policia ofron 5 mln lekë kush jep informacion: 
Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 5.000.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem. Per cdo informacion qe do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zelensky kritikon aleatët: Izraeli ka aleatë në parajsë, ne kemi aleatë në letër

Zelensky kritikon aleatët: Izraeli ka aleatë në parajsë, ne kemi aleatë në letër