Vrasjet/ Ish-Presidenti Nishani: Shkodra është marrë peng nga krimi

Vrasjet/ Ish-Presidenti Nishani: Shkodra është marrë peng nga krimi

Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nga Shkodra ku mori pjesë në një konferencë shkencore mbi vitet e komunizmit foli për ngjarjet e fundit. Ai tha se qyteti është marrë peng nga grupet kriminale.

Shkodra për momentin është marrë peng nga individë apo grupe kriminale dhe për këtë ndjejë keqardhje. Jam i bindur se është situatë kalimtare dhe Shkodra do të dijë ta kalojë.

Bujar Nishani

Vetëm në 6 muajt e fundit, në këtë qytet janë regjistruar 7 viktima në atentate mafioze, numri i të plagosurve disa herë më i madh, ndërsa 2 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur. Viktima e fundit u regjistrua dje nga një atentat në mes të ditës. Fatos Ferracaku u ekzekutua dje, ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë për jetën, mbeti shoku i tij Fatmir Mehaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës