Vrasjet në Shkodër/ Topalli, PD dhe Ademi vënë alarmin: Qyteti nën pushtetin e bandave!

Vrasjet në Shkodër/ Topalli, PD dhe Ademi vënë alarmin: Qyteti nën pushtetin e bandave!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi dhe deputeti i PD, Ervin Salianji

Pas vrasjes që ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku u vra një biznesmen 30-vjeçar, reagime të shumta vijnë nga opozita. Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në një status në Facebook, shkruan se Shkodra është nën pushtetin e krimit, dhe ende s’është marrë asnjë masë. Sipas Topallit, asnjëherë s’ka patur kaq shumë të vrarë në Shkodër. Pas Topallit, reagime ka patur edhe nga Partia Demokratike. Nëpërmjet deputetit, Ervin Salianji, PD ka akuzuar qeverinë Rama se ka ndihmuar bandat që veprojnë në Shkodër. Nuk ka munguar as komenti i kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila gjithashtu ngre alarmin se Shkodrën po e udhëheqin bandat.

Reagimi i plotë:

Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!

Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .
Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.
Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare...Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.
Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe.
Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.
Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.
Shkodranet jane braktisur.... nga te gjithe nga te gjithe...
Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit ...dhe eshte vetem! Vetem.

Qyteti i Shkodrës është përfshirë nën një seri ngjarjesh kriminale. Në vetëm 2 muaj, qyteti verior është tronditur nga 4 vrasje, të cilat ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
Vrasja e Ferracakut/ Voltana Ademi paralajmëron Ramën: S’mund të qendrosh indifferent me këtë që po ndodh në Shkodër

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, pak orë pas vrasjes së biznesmenit, Arjan Ferracaku, ka reaguar. Ademi, në një status në Facebook, shkruan se në Shkodër ligjin e bën krimin.

Ademi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ndërhyjë në këtë situatë, dhe e ka paralajmëruar se do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodh në Shkodër.

Reagimi i plotë:

Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin!
Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon.
Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!
U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë!
Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.

Ora 19:34
Vrasja në Shkodër, Salianji: Bandat janë të paprekshme, i mbron Rama

Partia Demokratike ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në Shkodër. Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, nga selia e PD-së, tha se qyteti verior ndodhet nën pushtetin e bandave, që sipas PD-së, gëzojnë mbështetjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Bandat, tha Salianji, janë të paprekshme, dhe denoncimet e qytetarëve për terrorin e ushtruar ngelen të pazbardhur.Pjesë nga deklarata e Salianjit:

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj edhe sot refuzuan të përballen me realitetin e përkeqësuar të sigurisë, duke fshehur situatën e rëndë kriminale në qytetet më të mëdha të vendit. Në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër krimi sundon bashkë me qeverinë qëndrore dhe lokale të Edi Ramës, çka e provoi sot vrasja tjetër mafioze dhe e pazbuluar në Shkodër. Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka patur 6 viktima, dy të zhdukur dhe 3 automjete të djegur. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn për të gjetur autorët, sepse është ulur në prehrin e bandave me mbështetje politike.Dy ditë më parë paralajmëruam që situata kriminale në qytetin e Shkodrës do të përkeqësohet akoma më shumë, sepse krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji. Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, por qytetarët duhet ta dinë se përsa kohë do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin, jeta e tyre, familja, biznesi i tyre do të jenë në mëshirën e bandave.  Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar!  Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çojme prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 02/09/2018 10:18

    Janë PASOJAT e POLITIKËS FUNDËRRINË 28 Vjeçare dhe KryeKRIMINELËVE të PDsë që e mbushën Shqipërinë me BANDITË , HAJDUTÊ dhe KRYEKRIMINELË ! Është vet Jozefina Shkaku sepse ka VJEDHUR Shqipërinë ! Është vet Voltana Ademi sepse ka VJEDHUR BASHKINË e Shkodrës ! Është vet Salianji sepse ka VJEDHUR dhe është marrë me HORRA si "BABALJA" për të SHPIFUR , sepse edhe vet SALIANJI është më KEQ sesa BABALJA i Vlorës ! Është PETRIT HAJDUT VASILI që kur ishte MINISTËR SHÊNDETËSIE , GRABISTE edhe DYSHEKËT e të SËMURËVE , dhe Ditën tjetër ja "Këpuste" me TENDER për DYSHEKË dhe KREVATE ! Është ARDIAN HAJDUT FULLANI që e RROPI BANKÊN e Shqipërisë dhe Eriku OBEZ i FULLAN HAJDUTIT që futej tek BANKA QËNDRORE dhe Ambjentet e saj , sikur ta kishte PRONËN e BABIT ! Prandaj O Popull pa u NDËSHKUAR këta KRYE HORRA , KRYE HAJDUTË , KRYE KRIMINELË dhe ANTI SHQIPTARË , Vendi dhe ATDHEU ynë KURRË KURRË KURRË NUK ka për tu bërë . "ATDHEU në RREZIK" , sepse KRRIMINELËT e Vërtetë janë FUNDËRRINAT me KOLLARE .

    Përgjigju
  • Shkodra: 02/09/2018 01:10

    Hera par qe keni fol taman . Shum e drejt I mbron edi rama e din dhe femit e vegjel per gja se po te don per 2 ore jan gjith ne burg . Pse nuk e kap behar bajrin qe shetit mas shkodres me s-clas 6 mijsh te blindum??? Apo nuk e shifni

    Përgjigju
  • Bruno: 01/09/2018 21:29

    Largohu Voltana, se mos e ke fajin ti.

    Përgjigju
  • Roza: 01/09/2018 21:09

    Bandat qe krijoi banditi numer 1 , Sali Berrrrisha.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 01/09/2018 21:30

      E ke gabim ,keto jan banda nen mbrojtjen direkt te Rames ,e di mbare shkodra qe fisi Bajri vizitohet edhe ne shtepi nga kryeministri yne ..mbase Sala ka pas bandat e tija por kjo eshte vetem e rames

  • Ilo: 01/09/2018 20:52

    Voltana ti lere statuset por te kerkoje neser nje manifestim te tere popullit te Shkodres kunder krimit nese nuk eshte e lidhur me te.

    Përgjigju
  • Maks: 01/09/2018 20:48

    Jan cubat e demoracis qe u mbajn ju ne politik

    Përgjigju
  • Jon: 01/09/2018 19:45

    Pa drejtësia, zj Topalli ajo që mbollët kaq vite me rradhë ajo është shkaku. Sa ishit në pushtet nuk patë Shkodrën por vetëm tarafet tuaja

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 01/09/2018 19:07

    O zhelefina po çfar ke bër ti për Shkodrën o palaço ti vetëm ke vjedhur e vetëm ke bër qef tu shëtit botën me taksat e popullit më të varfër të europës o fundërrin. Ty dhe lul shal ngjitmi të nxori prej zhelesh jasht nga pd o palaço ordinere.

    Përgjigju
  • altin top: 01/09/2018 19:00

    Eh moj Jozefine...sa drekat e darkat i ke shtru per arritje objektivash elektorale...me kto qe tmerrojne shkodren qe nga ‘97...

    Përgjigju
    • Anonim: 02/09/2018 11:21

      Sa mir e ke then Kur ka goje dhe kjo te flas

  • Firdus: 01/09/2018 18:12

    Po kur u hapen depot ku ishte zonja ne fjale apo ja kishte keputur gjumit, po kur u vrane njerzit ne bulevarde, ne Gerdec apo perseri flinte. Keqardhje per popullin qe ju beson e ju vjen pas.

    Përgjigju
  • njaci: 01/09/2018 17:54

    Njani tjetrin jena tu vra prandaj mos u anko se per ket pune jena dallu....

    Përgjigju
  • tori: 01/09/2018 17:42

    Te gjithe te vraret jane perkrahesit me te medhej te PD ne Shkoder e cila eshte nje konglomerat bandash gjakatare.Fini ato jan kane lind me PD e jane product I saj.Ti e din e mos ban te paditunen

    Përgjigju
  • Ori Perash: 01/09/2018 17:31

    Per te gjitha ato qe ke than ke nji pergjisi te madhe edhe ti vet . Sot u kujtove me fole per Shkodren ti ? Ca bane ti per qytetin tan ? Ah po ke marre gjitha pronat tuja per cudi veq ti se nji qytetar i thjesht qe nuk asht i perzim me politiken ska shanc me i marre ..... Mjer ai popull qe ju vjen hala mrapa ju PD e PS njisoj jeni .

    Përgjigju
  • Anonim: 01/09/2018 17:27

    Mos be sikur te vjen keq se armet e juaja jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi