Vrau Gaz Çollakun/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin përjetë për Denis Shtrazën

Vrau Gaz Çollakun/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin përjetë për Denis Shtrazën

Denis Shtraza

TIRANË-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi dënimin me ‘burg për jetë’ që dha Shkalla e Parë për Denis Shtrazën. Denis Shtraza është i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, i cili u rrëmbye në vitin 2016 dhe u ekzekutua. Shkalla e Parë e dënoi me ‘burg për jetë’ në 19 mars Denis Shtrazën, ai e apeloi vendimin, ndërsa edhe kjo gjykatë vendosi sot që të konfirmonte këtë dënim. 

Gazmend Çollaku, u rrëmbye nga katër persona në parkingun e një lokali pranë Portit të Durrësit në janar 2016. Ai u gjet të nesërmen i pajetë me një plagë plumbi në kokë dhe gjymtyrë të lidhura, i hedhur në anë të një rruge në zonën e Fushë-Krujës. Për të njëjtën ngjarje u akuzua edhe ish-oficeri i policisë së Tiranës, Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në prill 2017 pranë Sukthit, ndërkohë që ishte në kërkim nga drejtësia.

Argumentimi i gjykatës së Shkallës së Parë në 19 mars
Në argumentimin e vendimit penal, relatori i trupit gjykues argumentoi se se njollat e gjakut të konstatuara në mjetin “Mercedes Benz ML”, në të cilin kanë udhëtuar Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza 3-4 orë pas ngjarjes, janë të viktimës Çollaku. Mirëpo ekspertizat e ADN-së në disa seanca gjyqësore të mëparshme, rezultuan të pavlefshme pasi mostrat me elementë ADN-je janë ngatërruar. Dy ekspertët Amarda Deda dhe Aleksandër Bushati, që analizuan njollat e gjakut të gjetura në vendngjarje, në një makinë që dyshohet se u përdor për vrasjen, të personit të akuzuar dhe të viktimës, i thanë gjykatës se mostrat me gjakun e viktimës nuk ishin të sakta. “Për ne ky rast ka qënë unikal dhe për të qënë të sigurt dhe me veten tonë, i kemi kryer disa herë analizat dhe dilnin të njëjta rezultate,”-ka deklaruar ekspertia biologe Amarda Deda.

Ekspertja shpjegoi se mostrat e gjakut që shërbenin për të zbuluar ADN-në duhej të ishin ngatërruar, pasi gjaku i marrë nga trupi i viktimës në morg nuk përputhej me atë të nënës së viktimës. Për për gjykata gjatë procesit vendosi të rieskpertojë sërisht mostrat e gjakut. Më tej gjykata zgjeroi argumentin duke vlerësuar se viktima nuk kishte njohje me Dalipajn dhe se nuk kishte pasur kontakt me mjetin e tij. Por në mungesë të një kontakti të mëparshëm të viktimës me këtë automjet, arsyetoi gjykata, njollat e gjakut në mjet janë bërë ose nga një kontakt fizik direkt, ose nga mjetet me të cilat është goditur, qëlluar, lidhur apo mbështjellë Çollaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 25/06/2018 22:02

    Loshi po te ngudhtohet laku. Ky e mori rrugen per janine. Neser e marrin Shullazerit, ti cfare do besh? Do kalosh me ndonhe bande tjeter apo do fshihesh si miu. Cdo band bashke me fundin e saj con ne ferr edhe ushtarucet si ty, keshtu qe me mire dorezohu, rri ne burg disa kohe qe te jetosh o i shkrete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin